Aktori i madh i humorit Koço Devole është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Devole u nda nga jeta pas infektimit me koronavirus. Familjarët e tij janë prekur shumë nga një humbje e tillë. Gjatë përcjelljes për në varreza, mjeshtri i madh i humorit është duartrokitur për herë të fundit.
Që në momentin e infektimit, fëmijët e tij Genci dhe Dorjana i kanë qëndruar pranë, por fatkeqësisht ai nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë dhe virusin Covid-19.




