• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia shpall “Zërin e Amerikës” dhe Radion Europa e Lirë, “AGJENTE TE HUAJ”
Home
Nderkombetare

Rusia shpall “Zërin e Amerikës” dhe Radion Europa e Lirë, “AGJENTE TE HUAJ”

5 December, 2017 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Ministria e Drejtësisë e Rusisë lëshoi një deklaratë ku Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës listohen si “media të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”.

Në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e saj, Ministria tha se në përputhje me ligjin e ri rus për mediat, ka vendosur të listojë Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës, kanalin Current Time, shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë dhe disa media të tjera si “media të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”.

Ligji rus për mediat ka kaluar shpejt në parlament dhe është nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 25 nëntor.

Zyrtarët rusë kanë thënë se ligji është “përgjigje simetrike”, pasi kanali RT, i financuar nga shteti rus, është dashur të regjistrohet si agjent i huaj në SHBA.

SHBA e ka marrë këtë vendim, pasi RT-ja dyshohet se ka shërbyer si platformë e Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Zyrtarët amerikanë thonë se veprimi rus nuk është simetrik, pasi, sipas tyre, ligji amerikan dhe ai rus dallojnë dhe Rusia e shfrytëzon legjislacionin për “agjentët e huaj” për të heshtur kundërshtarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIER/ Nis faza e re në terren: Verifikimi i i të gjitha dëmeve në zonat e përmbytura
Previous article ‘Hot Right Now’, kështu komentohet Rita Ora për dukjen e mbrëmshme (Foto)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT