Në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç kalojnë vetëm kamionët dhe fuoristradat. Është vetë policia që e ka bërë të ditur këtë gjë, duke kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të mos ecin me shpejtësi.
‘Në Fushë Krujë. Ne vendin e quajtur Derven. Në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç.
Policia Rrugore, FNSH dhe Ushtria duke u dhënë ndihmë shoferëve. Aksi rrugor i kalueshëm me vështirësi vetëm për mjetet e mëdha dhe ato të larta.
Qarkullimi për mjetet e vogla kryhet nga rruga e vjetër.
Drejtues te mjeteve: Beni kujdes nga prania e ujit në rrugë, zbatoni normat e lejuara të shpejtësisë me qëllim që të mos bëheni premisë për aksidente rrugore si dhe pengesë për përdoruesit e tjerë të rrugës’, thuhet në një njoftim të policisë.


