Megjithëse kjo perime ka shumë vlera medicinale, vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, shumë njerëz nuk e konsumojnë në dietën e tyre të përditshme. Sot Shije ju prezanton, si ta gatuani dhe konsumoni brokolin, pa humbur vlerat e saj.
Kjo pasi brokoli ka disa përfitime shëndetësore, të tilla si:
Parandalon kancerin e stomakut
Studimet e fundit të kryera në Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se brokoli mund t’i japë fund riprodhimit masiv të bakterit helicobacter pylori, që shkakton kancerin e stomakut. Nga ana tjetër, është e sigurt se mund të luftojë kancerin e zorrës së trashë dhe të prostatës, vetëm se duhet të konsumohet rregullisht.
Lufton kancerin e gjirit
Antioksidantët që gjenden në përbërjen e kësaj perimeje janë ato që janë përgjegjëse për parandalimin e përhapjes së qelizave të kancerit tek njerëzit, veçanërisht tek gratë dhe në zonën e gjoksit. Është e rëndësishme që të bëni një kontroll mjekësor që të jeni të vetëdijshëm për atë që ndodh në trupin tuaj.
Përmirëson shikimin
Vitaminat A, B dhe C përmirësojnë kujtesën dhe sistemin imunitar. Duke marrë parasysh këtë, nuk kemi dyshim se çdo bakterie që ka për qëllim të hyjë në trupin tonë do të “bllokohet”.
Parandalon dhe i jep fund kapsllëkut
Brokoli ka nivele të larta të fibrave, zinkut, kalciumit dhe në sajë të këtyre ju mund të luftoni kapsllëkun. Ajo pastron traktin e zorrëve në tërësinë e saj.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Vitamina K dhe hekuri luajnë një rol parësor në trupin e njeriut, për rregullimin e presionit të gjakut dhe për të përmirësuar qarkullimin.Falë kësaj, ju mund të shmangni bllokimet arteriale dhe mpiksjen e gjakut në vena që mund të parandalojnë shpërndarjen e ushqyesve në të gjithë trupin.
Mënyra e saktë për të përgatitur brokolin
Shumica e njerëzve e gatuajnë brokolin në mënyrën e gabuar, pasi i heqin gjethet e vogla që dalin prej tyre. Kur në fakt pjesa më e madhe e vlerave gjenden pikërisht aty.
Rekomandohet që brokolin ta lani të gjithin, ta prisni në copa të vogla dhe ta gatuani në avull ose në tenxhere me presion.
Nuk këshillohet që ta zieni pasi humb pjesën më të madhe të vlerave të tij.
Mundohuni të konsumoni brokoli të paktën një herë në javë, të kërkoni disa receta dhe të provoni secilën prej tyre!