• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGA E KOMBIT ME PAGESË/ Tarifat për të gjitha kategoritë, ja kush nuk do të paguajë (DETAJE)
Home
Sociale

RRUGA E KOMBIT ME PAGESË/ Tarifat për të gjitha kategoritë, ja kush nuk do të paguajë (DETAJE)

11 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në datë 17 shtator në autostradën Durrës-Kukës, në Morinë do të futet në fuqi tarifa për kalimin e automjeteve. Ndryshe nga plani i parë i taksave që solli protestat e dhunshme, tanimë është përpunuar një paketë lehtësish për ata që e përdorin më shumë rrugën. Do të jetë një pajisje e posaçme – telepass – e cila do të mundësojë tarifimin e reduktuar të mjeteve të tilla. Paketa përfshin një tarifë prej 100 lekësh me TVSH për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Ajo do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës njëmujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Karta përkatëse do të blihet me parapagim. Kjo skemë ka të bëjë me makinat tip veturë familjare, që janë regjistruar për përdorim vetjak të qytetarëve. Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë sipas ministrisë nuk do të paguajnë.

Ndërkohë, lidhur me linjat e transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim.

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës, pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova), do të kenë trajtimin si më poshtë: Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, ka 10 për qind zbritje; mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritja shkon në 20%; mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30% dhe mbi 60 kalime në muaj, zbritja arrin në 40% të tarifës.

Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro. Sipas studimit të institucionit ndërkombëtar që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5.000 automjete në ditë në segmentin e Rrugës së Kombit. Supozohet se, me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera, në një masë që llogaritet minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.

TARIFAT NE RRUGEN E KOMBIT NGA DATA 17 SHTATOR
Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro
Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj

Tarifat sipas mjeteve
Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë
Banorët e Kukësit 50 lekë
Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë
Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë

Zbritjet
Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10%
Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20%
Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30%
Mbi 60 kalime në muaj 40%
Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPEKTIMI I MINISTRES/ Nikolla kontrollon bizneset që shesin pranë shkollave në Lezhë
Previous article VALDANO/ "Nëse MODRIC nuk shpallet më i miri i vitit, do të ishte padrejtësi si ndaj Xavi dhe Iniestës”

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT