Rrufe dhe reshje të dendura shiu do të ketë të premten dhe të shtunën në vendin tonë.
Këtë ka paralajmëruar meteorologu grek Klearhos Marousakis. Kjo furtunë do të ndodhë të premten dhe të shtunën në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim.
Sipas meteorologut rreshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin tonë dhe më pas do kalojnë në Greqi.
Kjo furtunë vjen pas reshjeve të shiut në të cilat është përfshirë sot vendi ynë.