• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJE E FRIKSHME NË 30 VJET/ Akulli po shkrin me shpejtësi dhe nuk është aspak lajm i mirë
Home
Nderkombetare

RRITJE E FRIKSHME NË 30 VJET/ Akulli po shkrin me shpejtësi dhe nuk është aspak lajm i mirë

26 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Akulli në planetin Tokë po shkrihet më shpejtësi të madhe. Kështu thuhet në një studim të botuar në revistën The Cryosphere, në të cilin theksohet gjithashtu se ndryshimi i klimës po bën që temperaturat globale të jenë gjithnjë e më të larta, madje vitet e fundit janë shumë të nxehta, krahasuar vitin 1990.

Në tërësi, rreth 28 trilionë tonë akull janë shkrirë. Shkalla e shkrirjes tani është rreth 57 % më e shpejtë sesa ishte tre dekada më parë, raportojnë shkencëtarët. Bashkautori Thomas Slater, studiues në Universitetin Leeds në Britani është shprehur se kjo është një rritje e frikshme në këto 30 vjet.

Për njerëzit që varen nga akullnajat malore, që i përdorin për ujë të pijshëm, ose që mbështeten në akullin e detit për të mbrojtur shtëpitë nga stuhitë që janë të ndërtuara në zonat bregdetare, shkrirja e akullit në botë ka filluar të tërheqë vëmendjen.

Shkrirja e akullnajave në Antarktidë, Greenland dhe akullnajat malore gjatë periudhës kohore tre dekadëshe ka rritur edhe nivelin mesatar global të detit me 3.5 centimetra. Humbja e akullit nga akullnajat malore përbën 22% të totalit vjetor.

Përtej Arktikut, akulli i detit po zvogëlohet. Vitin e kaluar u pa shtrirja e dytë më e ulët e akullit të detit në më shumë se 40 vjet monitorimi satelitor. Temperatura globale e atmosferës është rritur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga kohërat para-industriale. Por në Arktik, niveli i ngrohjes ka qenë më shumë se dyfishi i mesatares globale në 30 vitet e fundit.

Duke përdorur të dhëna satelitore 1994-2017, matje të faqeve dhe disa simulime kompjuterike, ekipi i shkencëtarëve britanikë llogariti se bota humbi mesatarisht 0.8 trilionë metrikë tonë akull në vitet 1990 dhe rreth 1.2 trilionë metrikë tonë në vit gjatë periudhës së fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANESAT E DËMTUARA NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Rama publikon pamjet nga kantieri i Laçit: Po kryhet transplanti i zëmrës së qytetit (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil. Ja masat që po merr Amerika

Delo.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT