• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil. Ja masat që po merr Amerika
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil. Ja masat që po merr Amerika

26 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Testet laboratorike nga Departamenti i Shëndetësisë së Minesotës kanë konfirmuar rastin e parë të njohur të variantit të koronavirusit të gjetur fillimisht në Brazil, tha kjo agjenci mbrëmjen e së hënës.

Njoftimi erdhi ndërsa Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër për zgjatjen e ndalimit të udhëtimit nga disa shtete. Në bazë të këtij urdhëri, pothuajse të gjithë jo-amerikanëve që kanë qënë kohët e fundit në Brazil, Afrikën e Jugut, Britani, Irlandë dhe 26 vende të tjera evropiane nuk u lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Lidhur me vaksinimin, Presidenti Biden u tha gazetarëve se ka gjasa që 1 milion doza në ditë ose më shumë do të jenë gati në rreth tre javë.

“Nëse përdorim maskat nga tani e deri në fund të prillit, ekspertët thonë se mund të jemi në gjendje të shpëtojmë 50,000 jetë”, tha Presidenti Biden.

Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të dielën se qeveria federale po shton përpjekjet për të gjurmuar mutacionet e koronavirusit ndërsa variante të reja më ngjitëse po shfaqen nëpër botë.

Varianti i virusit SARS-CoV-2 i njohur si Brazil P.1 u zbulua nga një mostër e marrë nga një individ që jeton në Minesota, që kishte qënë kohët e fundit në Brazil, thuhet në deklaratën e shtypit të departamentit të shëndetësisë. Agjencia tha se kjo shënon rastin e parë në Shtetet e Bashkuara të variantit të zbuluar për herë të parë në Brazil.

Ndërsa mendohet se varianti i virusit të zbuluar në Brazil të jetë më ngjitës se lloji fillestar i koronavirusit, ende nuk dihet nëse sëmundja që shkakton është më e rëndë.

Ngjashmëritë mes variantit të zbuluarnë Brazil dhe atij në Afrikën e Jugut, i cili zvogëlon efikasitetin e trajtimit me antitrupa, sugjeron se varianti i gjetur në Brazil gjithashtu mund të rezistojë ndaj trajtimit me antitrupa, kanë thënë shkencëtarët. Varianti i identifikuar fillimisht në Britani tashmë është zbuluar në të paktën 20 shtete amerikane./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJE E FRIKSHME NË 30 VJET/ Akulli po shkrin me shpejtësi dhe nuk është aspak lajm i mirë
Previous article E RËNDË/ I thyhen xhamat një fast-food në Elbasan pranë Drejtorisë së Policisë (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT