• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE ME COVID/ Epidemiologu: Vala mund të zgjasë 4 javë, mbizotërues është…
Home
Aktualitet
Kronikë

RRITJA E RASTEVE ME COVID/ Epidemiologu: Vala mund të zgjasë 4 javë, mbizotërues është…

30 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19 është vënë re ditët e fundit në vendin tonë ndërsa mjeku epidemiolog Artan Simaku thotë se po qarkullon një valë e re, nënvariant i Omicron.

Ndonëse ishim mësuar që në muajt e verës të ishin më të ulëta rastet, Simaku tha në “Sot Live në Shqipëri” nga Andi Kapxhiu thekson se pandemia nuk ka mbaruar dhe vala e verës mund të zgjasë rreth 4 javë dhe mbizotërues është një nënvariant i Omicron.

“Rritja e numrit të rasteve nuk po ndodh në Shqipëri. Flasim për një valë të stinës së verës, e cila parashikohet të zgjasë rreth 4 javë. Rëndësi ka të kemi sa më pak pacientë të shtruar në spital dhe asnjë pacient të mos përfundojë në vdekje. Mbizotërues është nënvarianti i BA2”, tha Simaku.

Ka edhe rritje të të shtruarve në spital. Nga 8-9 që ishin para disa ditësh, numri ka shkuar në 20 ndërsa mjeku thekson se të shtruarit janë të pavaksinuar. Për këtë arsye bën apelin që personat me risk që kanë bërë 2 dozat e vaksinës, të bëjnë dhe të tretën.

“Të shtruarit në spital janë të pavaksinuar me asnjë dozë, janë mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje shoqëruese. Këta janë grupi më me risk. Është i rëndësishëm theksi mbi vaksinimin e grupeve të popullatës, pra mosha mbi 60 vjec dhe persona që kanë sëmundje shoqëruese pasi përfundojnë në spital në forma të rënda apo shkojnë në raste fatale. Të gjithë personat me risk që kanë bërë 2 dozat, duhet të bëjnë dhe të tretën”, tha mjeku Simaku.

Ndër të tjera theksoi respektimin e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19 si distancimi fizik dhe mbajtja e maskës. Aktualisht janë 2,528 raste aktive në vendin tonë ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ “Hëngra mish qengji, piva pak raki”, atentati ndaj Nuredin Dumanit. Si e kujton shoku i tij Henrik Hoxhaj, zbardhet rrëfimi
Previous article NË PRITJE TË ËMBËL/ Eni Koçi tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT