• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Deputetja shqiptare në Zvicër: S’mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar
Home
Politikë

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Deputetja shqiptare në Zvicër: S’mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar

26 August, 2021 Delo.autor Politikë

Gati të gjitha mediat zvicerane shkruajnë ditët e fundit në lidhje me numrin në rritje të rasteve dhe për pacientët e hospitalizuar që janë infektuar me virusin COVID-19, të cilët janë kthyer kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku ishin për pushime. Këto të dhëna janë bërë publike të paktën nga Task Forca për pandeminë në Zvicër.

Ndaj këtyre vlerësimeve nuk kanë munguar reagimet dhe arsyetimet e politikanëve dhe specialistëve mjekësorë të këtushëm shqiptarë. Më e ashpër ka qenë Qendresa Sadriu, deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut.

Ajo thotë për albinfo.ch se nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar për situatën e krijuar në Zvicër.

“Zvicra është njëra nga vendet me nivelin më të ulët të njerëzve plotësisht të vaksinuar. Nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar. Sipas mendimit tim, politika në përgjithësi është përgjegjëse në pjesën më të madhe dhe ne duhet të sensibilizojmë dhe t’i motivojmë njerëzit që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse”, thotë për albinfo.ch politikania shqiptare, duke bërë thirrje që të rishqyrtohen masat mbrojtëse përsëri dhe niveli i respektimit të tyre.

“Duhet të kthehemi në normalitet dhe ne mund ta bëjmë atë vetëm nëse punojmë së bashku dhe secili të kontribuojë në këtë drejtim. Pra, a janë vetëm shqiptarët problemi kryesor i këtushëm? Jo, sigurisht që jo! Por një problem që prek shoqërinë në tërësi”, thotë Sadriu.

Ajo kërkon nga bashkëkombësit e saj që të shohin qartë përgjegjësinë e tyre në Zvicër, që e përfaqësojmë ose kanë ndikim në çfarëdo mënyre (politika, sporti, muzika, shkenca, mjekësia etj.)

“Duhet ta bëjmë të qartë rolin tonë në mobilizimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit. Në të njëjtën kohë, organet e ndryshme shtetërore duhet të punojnë më mirë së bashku”, thotë politikania shqiptare, duke bërë thirrje për vaksinim.

Politikania shqiptare për këtë temë kishte folur gjatë ditës së mërkurë në një intervistë edhe për televizionin zviceran SRF./Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME 4 MINA ME TELEKOMANDË/ Arben Elezi i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale (DETAJE)
Previous article PRESION BASHËS ME ASTRIT VELIAJN/ Berisha: Do më mbrosh nga SHBA apo do më ekzekutosh si Enveri?

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT