• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESION BASHËS ME ASTRIT VELIAJN/ Berisha: Do më mbrosh nga SHBA apo do më ekzekutosh si Enveri?
Home
Politikë

PRESION BASHËS ME ASTRIT VELIAJN/ Berisha: Do më mbrosh nga SHBA apo do më ekzekutosh si Enveri?

26 August, 2021 Delo.autor Politikë

Portali i familjes Berisha ka publikuar nje editorial, që mban për autor ish-deputetin Astrit Veliaj, por duke si i shkruar nga vetë Sali Berisha.

Në këtë shkrim, duke parë se po afrohet edhe shtatori, i bëhet thirrje Lulzim Bashës që të mos fshihet si struci, por t’i dalë zot Sali Berishës, përballë SHBA-së, që e ka shpallur atë non grata dhe nuk e do në Parlament.

Shkrimi i Veliajt

Prej shumë vitesh kupola opozitare ka praktikuar politikën e strucit, të qëndrimeve evazive për çështjet themelore, të impotencës në aksionet politike, të pazareve të fshehta kur duhet të jepte goditjen finale në marrjen e pushtetit. Kjo i ka kushtuar humbjen e disa palë zgjedhjeve. Askush nuk të beson kur nuk e di se ku qëndron, çfarë synon dhe për çfarë lufton.

Udhëheqësia pa formë, pa shpirt e pa gjak, pa respekt ndaj njerëzve dhe kauzave të veta humbet mbështetjen e shoqërisë. Kjo dyfytyrësi po shfaqet edhe në qëndrimin që duhej mbajtur ndaj sulmeve kundrejt liderit historik të Partisë Demokratike.

Ka rendje pas karriges dhe fshehje të turpshme kur cënohet simbolika, historia dhe integriteti i lidershipit ndër vite. Disa thonë se është çështje e vështirë dhe se jemi midis dy zjarreve. Qullashët zihen ngushtë – luftëtarët dalin nga çdo situatë. Liderët shquhen për pozicionim, guxim dhe domethënie. Burrat e zot mbajnë një qëndrim me besimin më të mirë. Luajtja me disa porta të nxjerr bojën dhe në fund të nxjerr nga loja.

Tani ka ardhur koha për përgjigje të qarta. Institucionet politike gjykojnë permes fakteve, jo deklaratave, distancohen ndaj të dënuarve, jo figurave nën sulm politik. Nëse është çështje morale gjykon opinioni publik, nëse është çështje ligjore gjykon drejtësia. Në çdo rast nuk e zgjidh trafiku i influencës politike. Kështu qartësohen ujërat dhe vendosen mbi një shtrat parimor marrëdhëniet me partnerët.

Mbështetja politike i tërhiqet çdo njeriu që i vërtetohet me gjyq fajësia. Kështu ka ndodhur në vendet e tjera ballkanike. Askund nuk kërkohet dhe askush nuk pranon të ekzekutojë karakterin e dikujt kur nuk është hapur një çështjë në një organ të pavarur drejtësie. Ekzekutimet politike të opozitarëve i bënte dikur Hoxha dhe sot Putini. Në kësi regjimesh politika fliste përpara drejtësisë. Të përjashtonte partia dhe më pas të dënonin marionetat e saj të drejtësisë.

Demokracia ligjore është një koncept tjetër që bazohet mbi votën dhe ligjshmërinë, ku nuk ka vend për gjyqësi politike. Roli i partive qëndron tek qartësimi i marrëdhënieve brenda vetes dhe me të tjerët. Heshtja ngjall spekullimet. U duhet dalë ballë sulmeve përpara se të të vënë përfund, u duhet dhënë formë ngjarjeve përpara se të të japin formë ato.

Sali Berisha nuk ka nevojë ta mbrojë kush se është luftëtar i paepur për nderin dhe interesin publik, por Partia Demokratike duhet të tregojë se është institucion politik dhe nuk ka marrë dobësitë e karakterit të administratorëve të saj. Udhëheqje do të thotë reagim me vendosmëri. Jo-të e mëdha në histori kanë përshkruar fatin e kombeve dhe organizatave e kanë ngritur lart prestigjin e tyre.

Lideri nuk mund të fshihet si struci. Partitë që nuk mbrojnë dot të shkuarën e tyre nuk do kenë kurrë një të ardhme. Rruga drejt pushtetit nuk kalon nga zyrat ndërkombëtarësh, por nga zemrat e shqiptarëve dhe për këtë nuk të duhen fotot me diplomatë, por vendosmëria për të mbajtur qëndrime të forta ndaj kujdo mbi këtë tokë. Gjithkush duhet të jetë përgjegjës për atë që pretendon.

Barra e provës i takon atij që deklaron, thoshin dikur latinët. Kur akuzon duhet ta provosh, ndryshe humbet besimin për t’u marrë seriozisht. Kjo vlen për këdo, sado i madh apo i vogël është. Para ligjit dhe principit jemi të gjithë të barabartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Deputetja shqiptare në Zvicër: S’mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar
Previous article ISHTE STREHUAR NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE NË KAVAJË/ 72-vjeçari rezulton i zhdukur prej dy javësh (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT