• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E INFEKTIMEVE/ A po rikthehet edhe Shqipëria sërish në situatë pandemie nga COVID-19?
Home
Sociale

RRITJA E INFEKTIMEVE/ A po rikthehet edhe Shqipëria sërish në situatë pandemie nga COVID-19?

14 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria shënoi 410 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së shtunë ndërsa dy pacientë humbën jetën, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri mesatar i rasteve të reja gjatë shtatë ditëve të fundit ishte 260, me një rritje prej 180% në krahasim me një javë më parë. Me një ritëm të tillë rritjeje, Shqipëria mund të shënojë një rekord të ri negativ brenda dy javëve të ardhshme, nëse nuk merren masa parandaluese.

Hera e fundit kur Shqipëria shënoi një numër kaq të lartë të infektuarish ditorë ishte 31 marsi. Numri i të prekurve është gjithsesi ende larg pikës kulmore të shënuar më 9 shkurt me 1,239 raste brenda 24 orëve. Raste të reja janë shënuar në 34 nga 61 bashkitë e vendit, gjë që sugjeron për shtrirje të gjerë gjeografike.

Shqipëria ka lëshuar pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura më parë ndërsa disa kufizime që nominalisht vijojnë të jenë në fuqi, të tilla si mbajtja e maskës nëpër ambiente të mbyllura apo qendra tregtare, dukshëm nuk po zbatohen fare.

Numri i personave aktualisht të sëmurë në vend është 2,435, numri më i lartë që nga 19 maji por vetëm 1.6% e tyre ose 39 vetë janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitale.

Shqipëria nuk duket e përgatitur për një valë të re pandemie. Aktualisht Shqipëria ka administruar më pak se 1.3 milionë doza vaksine, e barabartë kjo me vaksinat e nevojshme për të mbuluar me imunizim vetëm 22% të popullsisë. Nga këto, 25.2% e popullsisë ka marrë një dozë ndërsa 19.6% janë imunizuar me dy doza. Në rajonin e Ballkanit, Bosnja dhe Kosova dhe Bullgaria duket se kanë norma vaksinimi më të ulëta se sa Shqipëria ndërsa vendet e tjera të Evropës kanë norma vaksinimi shumë më të larta.

Duke reflektuar për interesin e paktë për vaksinim, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje çdo ditë ndërsa aktualisht çdokush që dëshiron të vaksinohet, mjafton të paraqitet në një qendër shëndetësore apo një pikë vaksinimi.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm,” deklaroi të shtunën ISHP, një formulim i përsëritur çdo ditë së fundmi.

Fushata e vaksinimit duket se po ecën keq pasi autoriteti shëndetësor duket se nuk po bind dot një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që të vaksinohet, pavarësisht se aktualisht vaksinat e llojeve të ndryshme, përfshirë Pfizer, e cila konsiderohet më e mira, janë të disponueshme në qendrat shëndetësore. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Reuters, gjatë javës së fundit janë administruar mesatarisht 8,146 doza në ditë dhe me këtë ritëm, nevojiten edhe 71 ditë të tjera për të mbuluar edhe 10% të popullsisë.

Shqipëria përjetoi situatën më të vështirë të shkaktuar nga pandemia gjatë dimrit të kaluar. Gjatë muajit nëntor 2010, afërsisht 14 mijë vetë ishin të sëmurë njëkohësisht, shifër kjo e barabartë me 0.5% të popullsisë. Në shkurt dhe në mars vendi numëronte rreth 34 mijë të sëmurë në çdo kohë, shumica e të cilëve nuk shkonin në spitale.

Zyrtarisht në Shqipëri ka pasur 2,463 viktima të shkaktuara nga COVID-19 por të dhënat mbi vdekshmërinë sugjerojnë se gjatë 12 muajve të fundit në vendin tonë janë ndarë nga jeta rreth 10 mijë njerëz më shumë se sa në një vit të zakonshëm. Autoritetet shëndetësore nuk kanë shfaqur ndonjë interes deri më tani për të analizuar shkaqet e rritjes së vdekshmërisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë sëmurë zyrtarisht rreth 136 mijë persona, shifër kjo e barabartë me 5% të popullsisë.(BIRN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM PËRGJEGJËSI TË MËDHA"/ Pochettino: Jemi si “Big Brother”, ja çfarë do të ndodhë me Mbappe
Previous article RRITJA E SIGURISË RRUGORE/ Policia do përdori dronët e radarët gjatë fundjavës në Bypassin e Vlorës (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim Aktualitet

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT