• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E ALARMANTE E INFEKTIMEVE NGA COVID-19/ Mbi 59 milionë raste të reja dhe 1.4 milionë viktima
Home
Nderkombetare

RRITJA E ALARMANTE E INFEKTIMEVE NGA COVID-19/ Mbi 59 milionë raste të reja dhe 1.4 milionë viktima

24 November, 2020 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 59,569,396 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,403,081. Nga 59 milione raste të gjitha me Covid-19, 18,349,467 janë raste aktive ndërsa 41,219,929 e kanë kaluar virusin.

Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 12,777,371 raste të shënuara aktive, dhe 263,687 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 9,177,840 raste pozitive dhe 134,254 viktima.

Brazili me 6,088,004 raste pozitive dhe me 169,541 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Franca me 2,144,660 dhe me 49,232 humbje jete. Në vend të 5 është, Rusia me 2,138,828 raste pozitive dhe me 37,031 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Spanja me 1,606,905 raste pozitive dhe 43,131 persona kanë humbur jetën.

Por në një kohë kur Evropa po përballet me një rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19, testimi dhe vaksina, janë këto mjetet që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përdor për ta mposhtur atë.

Lajmi se AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it kanë një vaksinë deri në 90% efektive kundër COVID-19, shton shpresat, por kryeministri britanik thekson se kjo nuk do të thotë se Britania e Madhe është jashtë rrezikut dhe prezantoi “Planin e tij Dimëror COVID” me masa rajonale me tre nivele.

“Dhe ata muaj do të jenë të vështirë, do të jenë të ftohtë. Përfshijmë janarin dhe shkurtin, kur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor është nën presionin e tij më të madh. Kjo është arsyeja pse kur të dalim nga bllokimi javën e ardhshme, ne nuk duhet të hedhim poshtë fitoren që kemi arritur të gjithë,”, u shpreh Johnson.

Italia tani është bërë shteti i gjashtë në botë që kalon nivelin e 50,000 viktimave, i dyti në Evropë pas Britanisë. Qeveria ende reziston në kthimin e një izolimi të plotë dhe vazhdon me kufizimet rajonale dhe ndalim të lëvizjeve gjatë natës. Ndërkohë që zyrtarët vendas theksojnë se masat kufizuese kanë filluar të japin rezultate pozitive. Në të njëjtën mënyrë është shprehur edhe Kryeministri Irlandez, i cili ka theksuar se pavarësisht sakrificave të shumta të vendit të tij dhe njerëzve, ato po japin rezultatin e pritur, pasi vendi ishullor me masat e nivelit të 5 ka arritur të marrë në kontroll përhapjen e pandemisë.

Ndërkohë që edhe në Greqi, veçanarishtë në Selanik po përballen me një situatë të vështirë sidomos në kujdesin shëndetësor. Zyrtarët thonë se ata janë duke u përgatitur për më të keqen ku vetëm 4% të shtretërve kanë mbetur të lirë në njësitë e kujdesit intensiv.

Me afrimin e festave të fundvitit, OBSH është e shqetësuar se festimet e Krishtlindjes mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve, prandaj ata bëjnë thirrje që për këtë vit takimet dhe festimet me të dashurit t’i kalojnë online.

“Për fat të mirë, shumë njerëz në të gjithë botën kanë mundësi të lidhen virtualisht, dhe unë mendoj se kjo mund të jetë mënyra me të cilën duhet të veprojnë shumë zona, por unë dua të them se edhe nëse nuk mund të festoni së bashku këtë vit, mund të gjesh mënyra të tjera për të festuar kur gjithçka të ketë mbaruar,” tha Maria Van Kerkhove, kryetarja teknike e OBSH-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VETMJA KONKURENTE NË GARË/ Habit Kryemadhi: Meta u lumturua kur më pa me maskë, por nuk më uroi...
Previous article RRITJA E SHIFRAVE NGA COVID-19/ Krishtlindje me masa të rrepta në Greqi, vendi zgjat bllokimin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT