• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut
Home
Breaking News

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

6 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë. Gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri dyshohet se kanë planifikuar dhe më pas kanë kryer vrasjen, ndërsa motivi kryesor lidhet me dëshirën për t’u çliruar prej tij dhe për të vijuar lidhjen e tyre, si edhe me interesin për banesën sociale ku jetonte 55-vjeçari.

Të dy të dyshuarit, një grua 45-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 6 tetorit nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos. Ata dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e Rrokut dhe ndodhen në burg, në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tyre.

Sipas hetimeve, ideja për eliminimin e 55-vjeçarit kishte nisur të merrte formë që në muajin maj. Dyshimet e hetuesve janë se çifti kishte diskutuar mënyra të ndryshme për ta vrarë, përfshirë helmimin dhe përdorimin e thikës, përpara se të vendoste për mënyrën e ekzekutimit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur më 30 qershor, në apartamentin ku jetonte Rroku në rrugën Verolengo, në zonën Lucento të Torinos. Sipas rindërtimit të ngjarjes, shqiptari është sulmuar nga pas dhe është goditur edhe pasi kishte rënë në tokë. Ekzaminimet mjeko-ligjore zbuluan dëmtime të rënda në kokë, të shkaktuara nga një objekt i fortë.

Trupi i 55-vjeçarit u gjet më 6 korrik, gjashtë ditë pas vrasjes së dyshuar. Ai ndodhej në një gjendje të avancuar dekompozimi në banesën e tij, në katin e dytë të një pallati social. Fqinjët njoftuan autoritetet, pasi nga apartamenti vinte një erë e rëndë.

Në fillim, rrethanat e vdekjes nuk ishin të qarta, por dëmtimet në kokë bënë që hetimi të përqendrohej te pista e vrasjes. Çështja iu besua Njësisë Hetimore të Karabinierëve të Torinos dhe u koordinua nga Prokuroria e Torinos.

Një tjetër element që ka forcuar dyshimet ndaj çiftit është sjellja e tyre pas krimit. Sipas hetuesve, ata kishin kërkuar informacione për mundësinë e largimit nga Italia dhe emigrimit drejt vendeve të Amerikës së Veriut, duke përfshirë edhe shtete me të cilat Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Për autoritetet, këto kërkime përbëjnë një tregues të mundshëm se të dyshuarit kishin menduar edhe për arratisjen pas kryerjes së krimit. Hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar me saktësi rolin e gruas dhe partnerit të saj në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Mikel Rrokut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit
Previous article E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT