• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITET SHITJA NË SUPERMARKETE PREJ KORONAVIRUSIT/ Kompanitë: Nuk ka vend për panik, kemi furnizime
Home
Sociale

RRITET SHITJA NË SUPERMARKETE PREJ KORONAVIRUSIT/ Kompanitë: Nuk ka vend për panik, kemi furnizime

10 March, 2020 Delo.autor Sociale

Shqiptarët u gdhinë të hënën e kësaj jave me lajmin se ishin zbuluar dy raste të qytetarëve të prekur nga coronavirus diçka që duket se ka shkaktuar panik. Skenat që më herët u panë në supërmarketet e Itlaisë, Anglisë e në një sërë vendesh të tjera europiane u përsëritën edhe këtu me radhë të gjata fillimisht nëpër supermarkete në orët e paradites, teksa fluksi ka rënë në orët e darkës por sërish si ditë e hënë ishte jo normal.

Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e rrjetit të supermarketeve Spar Albania tha për “Monitor” se ka pasur rritje me 300% të shitjeve, atipike kjo për ditën e parë të javës dhe jo vetëm në pikat e integruara brenda lagjeve por edhe në hipermarketet pranë qendrave tregtare. Ajo vuri theksin në faktin që nuk ka vend për panik dhe se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë situatë.foto galeri foto galeri foto galeri

“Në rrjetin e supermarketeve tona kemi pasur një rritje të shitjeve me 300 për qind këtë të hënë. Duam të theksojmë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve, nuk do të ketë mbyllje të dyqaneve dhe nuk mungon asnjë produkt ndaj njerëzit duhet të qetësohen. Janë marrë të gjitha masat për këtë situatë, pasi u pa më herët ajo që ndodhi me vende të tjera” nënvizoi Hametaj.

Blerjet nën panik të këtye diëve i ngjajnë të njëjtave blerje në volume si ato që ndodhin në festat e fundvitit, të paktën kështu e përshkruan ajo situatën e krijuar këto ditë.

Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjentëve.

Të njëjtën situatë raportuan edhe nga rrjeti i supermarketeve “Big Market” ku sërish blerjet kanë qenë të fokusuara tek produktet bazike.

Tregu agroushqimor, “fluturojnë” portokallet

Një nga thekset e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C.

E duket se nën panik përpos supermarketeve rritje të kërkesës ka pasur të hënën edhe në tregun Agroushqimor të Tiranës që ndodhet në krah të autostradës Tiranë-Durrës pak më poshtë se mbikalimi i Casa Italia.

Tregtarët e pyetur nga “Monitor” thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.

Rritje të shitjeve ka pasur edhe për fruta-perimet e tjera apo zarzavatet.

Ndalesa e radhës nëpër farmaci

Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë. Më herët kërkesat ishin të larta për maska një kërkesë që ende mbetet.

Nën këtë situatë farmacistët e pyetur nga “Monitor” shpjeguan se qytetarëve iu është rekomanduar që nëse kanë shqetësime të mos paraqiten pranë farmacive apo të vetëmjekohen por të komunikojnë me numrin e urgjencës apo të paraqiten pranë qendrave shëndetësore ku mund të marrin ndihmë dhe mendim të specializuar./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ SHBA mbyll gjithë universitetet, vijon zhvillimi i klasave online
Previous article KORONAVIRUSI/ FMN: Reagim i koordinuar ndërkombëtar përballë epidemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT