• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rritet propaganda terroriste në Kosovë, ja sa persona dyshohet se janë në Siri
Home
Rajon

Rritet propaganda terroriste në Kosovë, ja sa persona dyshohet se janë në Siri

29 January, 2018 g.autor Rajon

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të mërkurën akuza kundër dy shtetasve të Kosovës nën dyshimet për veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri K.P. nga Lipjani gjatë vitit 2017, në vazhdimësi përmes rrjetit social “Facebook” nga llogaria e tij, me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuale dhe fotografive ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë si dhe krijimin e Shtetit Islamik, e që gjatë muajit nëntor të vitit 2017, në llogarinë e tij sociale “Facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese”.

Ndërsa, “i pandehuri B.Q. nga Mitrovica në vazhdimësi gjatë vitit 2017 përmes rrjetit social “Facebook” me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuale dhe fotografive ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke i përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë, duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për XHIHAD, e që gjatë muajit nëntor të vitit 2017 në llogarinë e tij të rrjetit social “Facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese”.

Të dy personat ishin arrestuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar njëri në Mitrovicë dhe tjetri në qytetin e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës.

Policia gjatë arrestimeve kishte sekuestruar disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur, shkruan VOA.

Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tani për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E mbetur e papunë, flet ish deputetja më seksi e PD: "Flm o lideri im që më dole gjithë ky trim"
Previous article Lajm i mirë për tifozët e PSG, Mbappe gati për Realin

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT