Trajneri i PSG-së, Unai Emery e ka konfirmuar se Kylian Mbappe do të jetë gati për ndeshjet ndaj Real Madridit
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ishte lënduar në ndeshjen ndaj Lyon në Ligue 1 dhe ishte në dyshim për ndeshjet e Ligës së kampionëve.
Por, kjo është mohuar nga trajneri Unai Emery, i cili tha se Mbappe është gati.
“Mbappe gati për Realin? Ai dëshiron të luajë, por doktorët kanë kërkuar durim. Do të shohim nesër, pasi është e rëndësishme se kur të kthehet të jetë në formën më të mirë. Janë edhe katër ndeshje deri atëherë”, tha Emery gjatë konferencës për media.
Real Madrid dhe PSG për herë të parë në Ligën e Kampionëve do të takohen me 14 shkurt në Santiago Bernabeu.


