Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ra nga lartësia.
Bëhet fjalë për 52-vjeçarin me iniciale L.B., banues në Rubik, i cili mësohet se është punonjës i OSHEE-së.
Ndërkohë që ishte në krye të detyrës, punonjësi po priste disa degë pemësh të cilat kishin takuar përcjellësit e linjës elektrike, por fatkeqësisht kishte humbur ekuilibrin duke u rrëzuar.
Bëhet me dije se 52-vjeçari është në spital dhë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21. 10. 2018, në Ferr Shkopet, shtetasi L. B., vjeç 52, banues në Rubik, Mirditë, punonjës i OSHEE-së, Mirditë, ka qenë duke prerë disa degë pemësh, që kishin takuar përcjellësit e linjës elektrike, si pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.


