• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rreth 270 gazetarë të bllokuar në jug të Sirisë, pritet të…
Home
Nderkombetare

Rreth 270 gazetarë të bllokuar në jug të Sirisë, pritet të…

10 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

 Ndodhen përballë një rreziku të madh 270 gazetarë, aktivistë mediatikë dhe punonjës të medias duke përfshirë edhe gazetarët që ofrojnë shërbimin si freelancer për AA-në në rajonin Dera në Siri, ku regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësit e tij kanë marrë nën kontroll zonat dhe fshatrat në këtë rajon.

Në një deklaratë nga Shoqata e Gazetarëve të Sirisë theksohet se 270 gazetarë dhe punonjës të medias në Dera ndodhen në një rrezik të madh, dhe se në ditët e fundit shumë punonjës të medias janë detyruar të shkojnë në një territor të ngushtë në Kunejtra, ku dhe disa punonjës të medias janë të rrethuar në pjesën qendrore dhe periferike perëndimore në Dera.

“Për shkak të shkeljeve që regjimi ka kryer në Siri ndaj tyre punonjësit e medias të cilët ndodhen të bllokuar kërkojnë ndihmë që të sigurohet kalimi i sigurtë duke hapur kufijtë e Jordanisë për shkakun se janë të frikësuar se ato do të arrestohen ose do të vriten”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se punonjësit e medias kanë frikë se regjimi do të hakmerret ndaj atyre që janë kundër tij, theksohet se Shoqata e Gazetarëve të Sirisë po e ndjek çështjen nga afër dhe i bën thirrje vendeve fqinje kryesisht Jordanisë që të sigurojë kalimin e sigurtë të gazetarëve të bllokuar duke hapur kufijtë.

Regjimi i Sirisë dhe mbështetësit e tij do të jenë përgjegjës në rast të ndonjë shkeljeje të mundshme ndaj gazetarëve thuhet në deklaratën ku shtohet se shoqata u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që të marrin masat e nevojshme dhe të sigurojnë kalimin e sigrutë për të parandaluar ndonjë fatkeqësi për gazetarët apo familjet e tyre.

Forcat e regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij kanë nisur operacion në pjesën jugperëndimore të vendit dhe me 20 qershor në Dera duke marrë edhe mbështetjen ajrore të Rusisë.

Ekipet e mbrojtjes civile në rajon kishin njoftuar se për shkak të sulmeve kishte arritur në 350 mijë numri i civilëve të shpërngulur duke përfshirë edhe gazetarët që ofrojnë shërbimin si freelancer për AA-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Një çështje jetë a vdekje", 15 mijë fermerë të Afrikës së Jugut kërkojnë strehim në Rusi
Previous article PËRFSHIRJA E TË MITURVE NË KRIME/ Vlahutin: Edukojini fëmijët tuaj, të mos bien pre e...

k.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT