• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFSHIRJA E TË MITURVE NË KRIME/ Vlahutin: Edukojini fëmijët tuaj, të mos bien pre e…
Home
Sociale

PËRFSHIRJA E TË MITURVE NË KRIME/ Vlahutin: Edukojini fëmijët tuaj, të mos bien pre e…

10 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të edukojnë fëmijët e mitur, në mënyrë që ata të mos përfshihen në ngjarje kriminale, por të largohen gjithnjë e më shumë prej tyre.

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë ‘Drejtësia për të miturit’, kryediplomatja evropiane tha se drejtësia shqiptare do të dështojë dhe do të jetë një katastrofë, nëse të miturit do të përfshihen në krime dhe do të ndëshkohen. Sipas Vlahutin, kostoja e edukimit të të miturve është më e ulët se sa kostoja e përfshirjes së tyre në krime dhe e ndëshkimit të tyre.

Është një nismë për të cilën ne tregojmë se jemi të kujdesshëm për të gjithë. Përpiqemi që këta fëmijë të rriten nesër dhe të njohin ligjin. Ne po përpiqemi të përmirësojmë të gjithë vendin, që të krijojmë një mjedis për këta fëmijë që të rriten sic duhet. Sistemi duhet t’i trajtojë ata, në mënyrë që t’i rehabilitojë dhe jo t’i inkriminojë më tej. Një fëmijë nuk mund të merret në pyetje si një i rritur, ndaj në kontekstin e reformës në drejtësi janë përfshirë aktet e një drejtësi restauruese dhe jo ndëshkuese. Legjislacioni krijoi bazën ligjore për trajtimin e të miturve, nëse ata janë aturoë, viktima apo dëshmitarë të një krimi. Duhen përdorur qasje që janë miqësore me fëmijët. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e kulturës gjyqësore, ndryshimin e mendësisë nga ndëshkuese në restauruese, dhe kjo nuk ndodh në një ditë. Nuk është e thjeshtë, pasi kërkohen burime për t’u marrë me këta të mitur që të rriten. Nëse nuk ndalohet që të miturit të bien viktima të krimit, kjo është një katastrofë, një dështim i drejtësisë, dhe kjo është më e madhe se kostoja për ta edukuar fëmijën.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe kryeprokurorja Arta Marku, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit tha se drejtësia për të miturit është pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi.

Drejtësia për të miturit, pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi. Jemi në fazën e zbatimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit. Po nxjerrim aktet nënligjore dhe po ngremë strukturat për zbatimin e Kodit. Qasja e re, drejtësi miqësore për të gjithë të miturit në kontakt me ligjin. Drejtësia miqësore, rolin aktiv duhet ta kenë shërbimet sociale. Do të restaurojmë zinxhirin mbrojtës për të miturin. Sistemi penitenciar është mundësia e fundit për të trajtuar një të mitur. Do të aplikojmë për herë të parë programet e drejtësisë restauruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rreth 270 gazetarë të bllokuar në jug të Sirisë, pritet të...
Previous article I ZHDUKUR PREJ KATER DITESH/ DEL FOTO e 34-vjeçarit nga Laçi, në kërkim për VRASJE...

g.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT