Juristi Romeo Kara, një nga paditësit e familjes Berisha për aferën me CEZ, thotë se këta të fundit po përpiqen të hakmerren ndaj tij, duke përdorur njerëzit e tyre në sistemin e drejtësisë.
Reagimi i Romeo Karaj
“Kjo eshte pergjegja e Berishes.
Pikerisht ne daten 15/12/2017 kur une duhet te jem ne Gjykate per shpalljen e vendimit lidhur me ankimimin qe une i kam bere vendimit te pushimit te ceshtjes nga ana e prokurorise se Tiranes, vjen njoftimi se po ne kete date dhe ne ore te perafert, une duhet te paraqitem ne Gjykaten Penale ne Tirane, se paska nisur procedimi penal kundra meje, me akuzen e dhunes ne familje.
Meqe e perfoli disa here kryeintriganti Berisha kete mesele, po sqaroj se, kjo eshte nje akuze e ngritur ne shenje presioni dhe hakmarrjeje prej prokurorise se tij, fill pasi une dhashe deshmine time, perpara komisionit parlamentar Balla, me 23 Nendor 2016.
Lidhur me kete akuze dhe proces penal, ka qene ne dijeni ish deputetja 4XL e Berishes, perpara se mua te me komunikohej zyrtarisht akuza, apo te kisha dijeni per te.
Pjesa e dyte e skenarit Berisha-Petrit Fusha, vazhdon pasi une dorezova kallezimin penal kundra Berishes, ne Prokurorine e Pergjithshme, me 31 Mars 2017.
Ne pergjigje te ketij veprimi, dyshja Berisha-Fusha, derguan dosjen ne gjykate.
Seanca e trete eshte kjo e tanishmja, si hakmarrje ndaj kundershtimit qe une i bera ne Gjykate, vendimit te Prokurorise se Tiranes, drejtuar nga Petrit Fusha, lidhur me pushimin e ceshtjes se procesit te privatizimit te OSSH-se.
Keta primitive, qe jane atakuar me dhjetera raste nga une, tashme pretendojne se do te dalin nga situata, duke me kercenuar me ane te ketij procesi, qofte me burg, apo qofte me goditje morale.
Pasi e pa, se une nuk dua t’ia di per padite pafund per shpifje kundra meje, kryefrikacaku, i paburri dhe kryepisi i ketij vendi, hodhi edhe karten e fundit ne loje.
Berisha mendon se une jam lepur si ai, dhe do te pyes shume per burgun qe ai me tund perpara syve.
E para, une do t’i vertetoj te gjithe opinionit publik, se perdorimi i veglave te tij kundra meje, nuk do te kaloje aq lete, sa ai dhe veglat e qelbura te tij mendojne.
Fillimisht ai perdori kundra meje Kaçe Agollin, nje ish pastruese e Salles se Kongreseve, qe u be gjykatese me perkrahjen direkte te tij, vetem per arsyen se ishte e bija e operativit te sigurimit prej nga merrte urdhera e porosi Berisha, si dhe gruaja e ish shefit te truporojeve te tij.
Me pas ai futi ne loje, gjyqtarin tjeter ushtar te tij, Gerdi Hoxha, nje fshatar nga Memaliaj, qe sot eshte me prona ne Tirane, vetem per arsyen se te afermit e tij, qe e serviren ate, kane punuar me Ismail Famekeq Mulletin dhe Argita Berishen.
Se treti ai futi ne loje gjyqtarin tjeter tropojan Ahmet Metalija, i cili me pafytyresine me te madhe, mori vendim gjykate kundra meje, brenda pese minutave pa i pare fare dhjetera faqe me prova, ne favor te pretendimeve te mia.
Se katerti ai futi ne loje Shefqije Demirajn, gjykatesen tjeter tropojane, qe pervecse zoteron nje vile te pajustifikuar ne Qytetin Studenti, ajo i perket nje familjeje aleate publike me Berishen, e cila ka mbajtur anen e tij ne konfliktin gjakatar te Tropojes, duke bere edhe vrasje te pabesa per llogari te tij, si Ilir Konushevskin etj.
Se pesti ai rifuti prape ne loje Ahmet Metaline dhe Gerdi Hoxhen, te cilit si per cudi, i ra me short e njejta ceshtje te ngritur nga çyryku i Berishes kundra meje.
Ne themi, njehere bie daci ne kos, por me Berishen, daci bie ne kos sa here qe do Berisha.
Se gjashti, kryeintriganti starton kete ceshtje kundra meje, e cila kishte qe ne prill qe rrinte pezull ne gjykate, qe te hapej kur t’i leverdiste Berishes.
Kryeintriganti do ta marre pergjigjen se, une jo vetem nuk kam rene kurre ne nivelin e akuzes, per te cilen eshte hapur procesi penal kundra meje, por une do te vazhdoj ne rrugen time, pa u dhjaksur dhe u shurrosur, si Berisha ne 2001 kur e shoqeruan ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Kam besim te plote se kryeintriganti nuk e ka harruar kete gje.
Vegla e tij, prokurori zullumqar e supermilioner Fusha, qe eshte edhe miku ne zullume i Kastriot Ismailit, do te pergjigjet ligjerisht per ngritje akuzash te rreme, te pabazuar ne asnje fakt, deshmitare e prova.
Ky prokuror idjot e i pacipe, pushon hetimet per vjedhjet qindramilione euroshe per Berishen, dhe mundohet te sajoje ceshtje penale kundra meje.
Pergjate zhvillimit te procesit edhe me tej, te dy intrigantet do t’a marrin pergjigjen time dhe ate qe meritojne.
Koha e gjyqeve politike berishiane, ka mbaruar, dhe po fillon koha e drejtesise se Zotit”.


