• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rouhani një Ahmadinexhad i i dytë? Provokimet ndaj Trump dhe bashkimi me zërat radikalë
Home
Nderkombetare

Rouhani një Ahmadinexhad i i dytë? Provokimet ndaj Trump dhe bashkimi me zërat radikalë

25 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Me provokimet ndaj presidentit amerikan Trump, Rouhani nuk po u përmbahet premtimeve që i bëri popullit iranian në vitin 2013. Përkundrazi, ai duket se po bashkohet me zërat radikalë.

Deklaratat e fundit të presidentit iranian Hassan Rouhani rreth mbylljes së mundshme të Ngushticës së Hormuzit për transportet ndërkombëtare të naftës nuk kanë asnjë gjurmë të përbashkët me premtimet që ai i bëri popullit iranian në vitin 2013. Përkundrazi ato tingëllojnë më shumë si deklaratat luftarake të shprehura shpesh nga paraardhësi i tij, Mahmud Ahmadinexhad.

Në sferën e brendshme, Presidenti Rouhani e ka mbajtur shumicën e premtimeve të fushatës zgjedhore. Por çfarë e bën atë që në nivel ndërkombëtar të imitojë tonin e ashpër të përdorur nga Ahmadinexhadi, pavarësisht kritikave të përsëritura për mënyrat e ish-liderit dhe deklatave të tij që ka si prioritet që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e Iranit me Perëndimin përmes negociatave?

Fjalë drejtuar një audiencë të vogël

Duket se pas ndryshimit të tonit të Rouhanit në politikën e jashtme qëndrojnë shumë faktorë e që e shtyjnë atë t’u drejtohet më tepër udhëheqësit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khameneit dhe komandantëve të rojes revolucionare sesa njerëzve që votuan për të.

Së pari, ky ndryshim i politikës mund të lidhet me trazirat e gjera që u përhapën kohët e fundit në të gjitha anët e Iranit. Protestat e gjera lidhen me mungesat e ujit dhe të energjisë, krizën e monedhës, papunësinë dhe korrupsionin e përhapur midis zyrtarëve iranianë.

Së dyti, tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe ndryshimet në kabinetin e Trump kanë hedhur një hije ndaj zyrtarëve në Uashington, duke shkaktuar frikë për miratim qëndrimesh më të ashpra ndaj Iranit.

Agresioni i fundit i SHBA ndaj Teheranit shkoi madje aq larg sa Trump dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo deklaruan në mënyrë eksplicite se po ndihmojnë në organizimin e trazirave të gjera në Iran dhe u kanë premtuar mbështetje të gjithanshme protestuesve. Për më tepër kërcënimi i administratës së Trumpit rrezikon të pengojë eksportet iraniane të naftës duke filluar nga nëntori 2018 – e së bashku me përpjekjet e saj për të vendosur ato që Trump i ka quajtur sanksione “historike” për Iranin dhe presionet në rritje ndaj partnerëve të Iranit për të pakësuar lidhjet tregtare me Teheranin – të kujtojnë vitet e fundit të presidencës së Ahmadinexhadit.

Falënderimi nga lart

Ato që mbeten njëlloj janë qëndrimet e Ali Khameneit, i cili zakonisht refuzon ta mbështesë në mënyrë eksplicite Rouhanin, por që kohët e fundit e ka vlerësuar presidentin lidhur me komentet e tij për mbylljen e Hormuzit. Udhëheqësi suprem i kërkoi ministrit të Jashtëm të merrte një qëndrim të ngjashëm; kreu i trupave elitë të Iranit Quds, Qasem Soleimani, e përgëzoi gjithashtu deklaratën e Rouhanit për Hormuzin.

Duket se nga njëra anë pozicioni i të moderuarve dhe i reformatorëve në mesin e votuesve muajt e fundit është dobësuar. Nga ana tjetër, në vend që të përpiqet ta forcojë atë, Rouhani duket se po përpiqet të ankorojë pozicionin e vet brenda strukturës së pushteteve.

Biznes i rrezikshëm

Dhe ç’mënyrë më të mirë mund të ketë për të focuar pozitën e tij brenda strukturës së pushtetit sesa duke forcuar marrëdhëniet e mira me udhëheqësin dhe përfaqësuesit e linjës së ashpër? Për ta bërë këtë Presidenti Rouhani nuk u është drejtuar vetëm politikave të Ahmadinexhadit, por ka shkuar aq larg sa të përsërisë një koment të bërë nga Sadam Huseini dora vetë: “Çdo konflikt me Iranin është nëna e të gjitha luftrave”. Diktatori i dikurshëm irakian e bëri këtë provokim pak para pushtimit të Irakut në vitin 2003 – dhe historia tregoi sa problematike qe kjo.

Ndërsa qasja e re e Rouhanit duket të jetë e përqendruar në qetësimin e përfaqësuesve të linjës së ashpër në vend, pasojat e saj nuk do të kufizohen vetëm në sferën e brendshme, siç tregoi reagimi plot urrejtje i Trumpit. Në fund të fundit kjo do të rrisë dyshimet e partnerëve evropianë që duan ta shpëtojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin – dhe do të mbjellë farën e armiqësisë së mëtejshme në një klimë tashmë të tensionuar ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Juventus nuk ndalet, transferon lojtarin e Barcelonës
Previous article CONTE TEK MILAN/ Presidenti SCARONI qartëson situatën me një telefonatë

g.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT