• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ritja e pagave për qeveritarët, Albin Kurti gati padinë për qeverinë “Haradinaj”
Home
Rajon

Ritja e pagave për qeveritarët, Albin Kurti gati padinë për qeverinë “Haradinaj”

17 June, 2018 Redaktor2 Rajon

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz po aq sa ishte vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave”.

Këto janë deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave për zyrtarët e Qeverisë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë se me votimin pro kanë shkelur nenin 424 të kodit penal, i cili paraqet konflikt interesi.

E për këtë, Nagavci thotë se do të bëjnë kallëzim penal ndaj Qeverisë në tërësi, duke përfshirë edhe ministrat që e kanë votuar një ligj të tillë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz sa vetë vendimi i Qeverisë Haradinaj. Përveç shkeljeve kushtetuese duke qenë se me marrjen e këtij mendimi Kryeministri Haradinaj dhe të gjithë ministrat që kanë votuar pro kanë shkelur nenin 424 të Kodit Penal duke votuar për një çështje që paraqet konflikt interesi atëherë ne do ta procedojmë këtë duke bërë një kallëzim penal për Kryeministrin Haradinaj dhe të gjithë ministrat që kanë votuar pro”, tha Nagavci për Tribuna Channel.

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu thotë se mendimi mospajtues i dy gjyqtarëve në Kushtetuese, është më i arsyeshëm dhe më i qartë se sa aktgjykimi i shumicës. Por Sejdiu thotë se mendimi ndryshe i Agjencisë Anti Korrupsion potencialisht mund të bëjë edhe kallëzim penal.

“Në aspekt kushtetues është dhënë ky vlerësim mirëpo qëndron edhe aspekti ligjor ku e kemi një mendim të AKK’së i cili e ka cilësua këtë vendim si konflikt interesi dhe zbatimi i këtij vendimi nga ana e Qeverisë natyrisht do të implikonte veprime të mëtutjeshme nga ana e Agjencisë, potencialisht me bo edhe kallëzim penal ndaj atyre që edhe kanë votua edhe e zbatojnë”, thotë Sejdiu.

Në anën tjetër këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, thotë se është e drejtë e opozitës që të bëjnë kallëzim penal në lidhje me vendimin për rritje të pagave.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk ka shkelje me vendimin e Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin qeveritar, ku paga e Kryeministrit do të jetë 2950 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU BURRIN NË MES TË TREGUT TË MILOTIT/ Dalin pamjet, 35 vjeçarja... (VIDEO)
Previous article ANALIZA/ Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT