Kishin shkruar si çdo mëngjes, në treg, aty ku dhe punonin. Por një grindje mes çiftit, shkaktoi një krim në familje.
Violeta Donaj 35 vjeçe ka vrarë me pistoletë bashkëshortin, Kujtim Donaj rreth orës 07:00 të mëngjesit në tregun e Milotit në Kurbin.
Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të mbipopulluar.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


