• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINOVIMI I KARTAVE DHE PASPORTAVE/ Veliaj: Standarde evropiane për shërbimin ndaj qytetarëve
Home
Politikë

RINOVIMI I KARTAVE DHE PASPORTAVE/ Veliaj: Standarde evropiane për shërbimin ndaj qytetarëve

27 February, 2019 F.autor Politikë

Qytetarët e dy prej zonave më të vjetra të kryeqytetit, Njësitë 8 dhe 9, nuk do t’u duhet të presin më në radhë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë ALEAT, kanë hapur zyrat e reja për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Aleat, Jean Alain Jouan, inspektuan mjediset e zyrave në fillim të rrugës së “Barrikadave”, tek zona e 9-katësheve.

“Sot, në fillim të rrugës së “Barrikadave”, hapim këtë zyrë në katin e parë, në mënyrë që qytetarët të mos lodhen për t’i ngjitur deri në katin e tretë, sidomos për njerëzit me aftësi të kufizuar, ose nëna me fëmijë. Në katin e parë, në një sipërfaqe të sheshtë, kemi bashkuar dy njësi bashkë, 8 dhe 9, në një nga rrugët kryesore të Tiranës, shumë afër Unazës së vogël”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë Aleat, është arritur të përballohet fluksi i qytetarëve që aplikojnë për letërnjoftime të reja. “Bashkimi bën fuqinë. Ky bashkim midis Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Brendshme, drejtorisë së Gjendjes Civile dhe Aleat-it për t’i sjellë kushtet në standardet europiane që presim për të gjitha shërbimet në Tiranë, ishte një bashkim që realisht na solli fuqi në përballimin e fluksit për menaxhimin e kartave dhe pasaportave të reja”, deklaroi ai, teksa u bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen zyrave të reja për të aplikuar në kohë për letërnjoftimet elektronike.

“Vërtet nuk e kemi ngutin e datës 30 qershor për zgjedhjet apo çështje të përdorimit të kartës brenda vendit sepse e kemi shtyrë vlefshmërinë deri në fund të vitit 2019, ama duhet të kemi parasysh diçka tjetër: Në datën 30 qershor fillon gjithashtu rinovimi i pashaportave të reja, të cilat u dhanë 10 vite më parë. Pra, duam, s’duam ne, do të ketë prapë një fluks tjetër në verë, ndaj tani që i kemi këto kushte të mira dhe tani që njësitë janë çiftuar dyshe-dyshe, duke pasur ambientet dhe poste pune shumë më të mëdha dhe efiçiente, në 4-5 minuta, nuk i kushton askujt asgjë që punën e sotme të mos e lërë për nesër’, tha Veliaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, theksoi se falë punës së përbashkët, procesi i hapjes së zyrave të reja në gjithë kryeqytetin po përmbyllet me sukses. “Tashmë jemi në përfundim të të gjithë procesit të hapjes së zyrave të reja në Bashkinë e Tiranës, kjo falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me Bashkinë dhe me kompaninë Aleat”, shtoi ai.

Jean Alain JOUAN, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Aleat, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për hapjen e këtyre zyrave që garantojnë standardet e nevojshme për një shërbim të shpejtë dhe cilësor. “Dua të falenderoj z.Veliaj, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për mbështetjen e madhe për të mundësuar këto zyra me standarde shumë të mira. Shërbimi në këto zyra do të jetë shumë herë më i mirë për qytetarët, pasi ka më shumë hapësirë, dhe qytetarët do të mund të presin në zona më të rehatshme dhe të përshtatshme. Kjo tregon se kur njerëzit punojnë së bashku, mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera”, tha Jean Alain Jouan.

Krahas zyrave të reja, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative, ku gjithashtu qytetarët mund të aplikojnë për karta dhe pasaporta identiteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTAT ZYRTARËVE/ Bashkia e Lezhës thirrje policisë: Kjo ngjarje…
Previous article DHUNA NDAJ MJEKËVE/ Manastirliu në Kavajë: Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT