• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ MJEKËVE/ Manastirliu në Kavajë: Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale
Home
Sociale

DHUNA NDAJ MJEKËVE/ Manastirliu në Kavajë: Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale

27 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“Jemi të vendosur për të zbatuar regjimin e ri në spitale, duke kufizuar vizitat e familjarëve dhe duke i ndaluar ato ne shërbimet e urgjences”. Nga Kavaja, ku vijoi konsultimet, në kuadër te turit të takimeve të hapura me qytetarët, mjekët dhe infermierët, Ministrja Manastirliu theksoi se ndryshimi vjen së pari nga bluzat e bardha. “Është koha të vendosim një marëdhënie të re mjek-pacient dhe të zbatojmë regjimin e ri në spitale, me zbatimin rigoroz të disiplinës dhe rregullit”, tha Manastirliu gjatë takimit me stafin mjekësor të spitalit të Kavajës.

Mjekët kërkuan mbrojtje dhe mbështetje për të kryer detyrën e tyre me dinjitet, pasi incidenteve te fundit ne Tirane dhe Durres. “Mos prisni qe ndryshimi të vijë nga lart. Ndryshim e bëni ju të parët. Nese ju i respektoni rregullat, komunikoni me kujdes me qytetarët, patjetër do të gjeni mirëkuptimin e tyre”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Sipas urdhrit të Ministres për të gjitha spitalet në vend, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00.

Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambjente ku ofrohet shërbimi I urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Gjatë takimit me stafin mjekësor ishin prezente dhe tre mjeket e reja të specializuara në Pediatri, Onkologji dhe Endokrinologji. Në të gjithë vendin, 161 mjekë që perfundojnë specializimin brenda muajit Shkurt, të cilët kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, do t’i shtohen ekipeve mjekësore në spitalet publike të vendit. Viti i parë i specializimeve, pas një bllokimi 4-vjeçar, do të sjellë 300 mjekë të rinj specialistë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINOVIMI I KARTAVE DHE PASPORTAVE/ Veliaj: Standarde evropiane për shërbimin ndaj qytetarëve
Previous article BËN "SHAKA TË KRIPUR" ME SHOKUN E EKIPIT/ Portieri i Juventusit: Ka luajtur 22 minuta, por ka tituj sa Totti…

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT