• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET NË TIRANË ARTA MARKU/ KLP miraton 7 lëvizje prokurorësh
Home
Aktualitet
Drejtësi

RIKTHEHET NË TIRANË ARTA MARKU/ KLP miraton 7 lëvizje prokurorësh

26 March, 2020 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në kuadër të udhëzimeve të qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të skaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projektakte.

KLP mbështetur ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pёr caktimin e përkohshëm tё prokurorëve me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme  të Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, përkohësisht  nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Po ashtu, Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i cili do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, përkohësisht nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.

KLP vendosi që Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit  për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, KLP vendosi që Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020

Ndërsa, Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.

KLP vendosi që Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Soreca: 5 arritjet që ka bërë Shqipëria në muajt e fundit
Previous article KORONAVIRUSI/ Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, do u dërgojmë ne pakot ushqimore. Prioritet kanë familjet që jetojnë në çadër

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT