• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Rikthehet “Femrat” e Charles Bukowskit
Home
Libri

Rikthehet “Femrat” e Charles Bukowskit

13 November, 2017 Redaktor2 Kulturë, Libri

Eh, femrat: më pëlqenin ngjyrat e veshjeve të tyre; mënyrat e të ecurit; shprehja mizore që kishin fytyrat e disave prej tyre; ndonjëherë bukuria pothuajse e qashtër e disa të tjerave, nuri krejtë- sisht femëror që të kënaqte shpirtin. Ishin ato që na e hidhnin gjithmonë, ngaqë dinin të planifikonin dhe të organizonin. Ndërkohë që burrat shihnin futboll dhe pinin birrë, ose shkonin të luanin bouling, ato jo, ato, femrat, përqendroheshin, na vëzhgonin, mendonin dhe vendosnin… të na pranonin, të na shumëzonin me zero, të na shkëmbenin, të na vrisnin ose thjesht fare, të na linin”.

Kështu shkruan Charles Bukowski, i cili rikthehet për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese “Pegi”, me dy romane, atë të parin fare, “Posta”, që do ta nxirrte nga anonimati në SHBA, dhe “Femrat”, që do t’i jepte famë në të gjithë botën. “Laureat i përshkrimit të jetës së shtresave të ulëta amerikane”, e quan “Time” Bukowskin.

“Posta”, përkthyer nga Iris Sojli, romani i parë i CharlesBukowskit, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua në 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowskit, Henri Çinaski. Rrëfimi nis kur Çinaski, alkoolik, i zymtë, por i zgjuar, fillon punë si zëvendëspostier. Ditët e tij mbushen pak nga pak nga grindjet me shefin dhe nga përleshjet me qentë e me epshin e grave të vetmuara. Ai e gjen veten thellë- sisht të zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike. Çinaski do ta lërë punën për të provuar fatin e tij tjetërkund, vetëm për të zbuluar që për njerëz si ai, fati është shumë kokëfortë. Ai punon plot dymbëdhjetë vjet në Postë, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

Henri Çinaski rikthehet te “Femrat”, por tashmë si një shkrimtar, duke na rrëfyer mbi gratë dhe aventurat e tij të dashurisë, të vërteta apo të sajuara qofshin. Për të, ato janë burim i përhershëm tërheqjeje, një nevojë që nuk njeh prehje dhe nuk ndalet as para situatash nga më të pavolitshmet, më të turpshmet apo më të neveritshmet. Vjen në shqip nga Virgjil Muçi. “Bukowski ishte rapsodi që u këndoi pijetoreve dhe bordeleve, një pasardhës i drejtpërdrejtë i vizionarëve romantikë që adhuroheshin në altar për tepritë personale, dhunën dhe marrëzinë”, shkruan “The New York Times”.

AUTORI Charles Bukowski u bë i famshëm për veprat e tij gjysmëautobiografike për jetën e shtresave të ulëta amerikane. Ai lindi në Gjermani, në 1920. I ati, asokohe ushtar amerikan me shërbim në Gjermani, dhe e ëma gjermane. U kthye në Amerikë në moshën 3-vjeçare. Ai u rrit në Los Anxhelos dhe kaloi atje pjesën më të madhe të jetës së tij. Gjatë gjithë jetës botoi më shumë se dyzet e pesë libra në prozë dhe poezi, që të gjithë të përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romanet si “Factotum”, “Bukë me sallam” dhe “Post Office” e bënë këtë alkoolik të përhershëm, e dikur edhe endacak, një shkrimtar të famshëm e të pasur, krijimtaria e të cilit kulmoi në filmin biografik “Barfly”. Ai vdiq në 1994.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja shqiptare përshëndet zhveshur nga vaska (FOTO)
Previous article Presidenti i Katalonjës zbut tonet: Mund të dialogojmë por…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT