• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHEN GRABITJET NË PORTIN E BARIT/ Konsullata apel shqiptarëve: Kujdes, mos lini para dhe dokumente të rëndësishme në makina
Home
Aktualitet
Kronikë

RIKTHEHEN GRABITJET NË PORTIN E BARIT/ Konsullata apel shqiptarëve: Kujdes, mos lini para dhe dokumente të rëndësishme në makina

6 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Rikthimi i grabitjeve në portin e Barit në Itali, kryesisht ndaj shtetasve shqiptarë, të cilët kthehen në Shqipëri është kthyer sërish në një problematikë dhe vëmendjen e autoritete policore.

Disa persona që veprojnë në port duke mashtruar dhe grabitur paratë apo objektet, që shqiptarët apo shtetas të tjerë, kanë brenda në automjet ka sjellë reagimin e Konsullatës në Bari duke apeluar që shtetasit shqiptarë të tregohen të kujdesshëm.

Kjo situatë ka qenë problematike edhe më parë dhe duket se është rikthyer sërish ku në tre ditë janë raportuar 3 vjedhje të shtetasve shqiptarë. Çështja është bërë shqetësuese aq sa Konsullata e Barit ka thirrur në takim policinë italiane për të raportuar rastet dhe shqetësimin e saj, ndërsa u ka bërë thirrje me një status në facebook të gjithë shqiptarëve që të mbyllin makinat dhe të mos lenë brenda tyre paratë dhe dokumentet e rëndësishme.

Oficeri kontaktit dhe Konsullata e Barit u kërkojnë qytetarëve të rrisin vëmendjen nga njëra anë dhe autoriteteve italiane të rrisin numrin e forcave të sigurisë. Konsullata e Barit ka kërkuar nga policia italiane të zhvillojnë më shumë patrullime në Portin e Barit, për të parandaluar rastet e tilla.

“Lutem, njoftoni të gjithë të afërmit tuaj që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Shqipërisë! Ka disa ditë që në afërsi të portit të Barit kanë filluar të godasin me vjedhje në automjete. Pikasen ato që janë për udhëtim jashtë Italisë dhe për rrjedhojë edhe ato që shkojnë në Shqipëri. Duhet kujdes për të mos e lënë automjetin pa ruajtje dhe të mos lihen në brendësi të tij dokumente dhe para. Mos ndaloni në parkingjet e supermarketeve dhe lini mjetet tuaja të paruajtura. Shpërndajeni në mënyrë që të shmangni probleme të renda si për paratë ashtu edhe për dokumentet e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Konsullatës shqiptare në Bari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Një tjetër deputet në Kosovë preket nga koronavirusi, shtrohet në spital
Previous article DEKLARATË BEFASUESE/ Senatori italian: Burrat me 4-5 dashnore janë më të favorizuar, të dashurat përkthehen në vota (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT