• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENEA VRET EKSTREMISTIN/ Mediat greke: Shqiptarët kërkojnë një kokë turku
Home
Sociale

RENEA VRET EKSTREMISTIN/ Mediat greke: Shqiptarët kërkojnë një kokë turku

28 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Incidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat, ku Kostandinos Kaçifa hapi zjarr ndaj policisë, padyshim ka shtuar tensionet mes dy vendeve. Autoritetet përkatëse kanë zgjedhur të heshtin, duke u matur mirë në deklaratat që do të mbajnë,  teksa qëndrimi i medias është mjaft i qartë.

Policia e Shtetit në reagimin e saj ka bërë me dije se edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar ishin të shumta, 35-vjeçari nuk i ka marrë fare në konsideratë, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur.

“Bularat, qëllon me armë ndaj policisë dhe terrorizon banorët”, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat shqiptare ditën e sotme.

Por çfarë shkruajnë mediat greke për këtë incident?

“Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

Në artikull shkruhet se: “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”.

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

“Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”.

Padyshim qëndrimi i mediave greke është i njëjtë, madje ato i kanë bërë thirrje edhe autoriteteve diplomatike të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN CHAMPIONSIN/ Higuain karikon ekipin para ndeshjes me Sampdorian
Previous article PAS VAJZËS/ Reperi shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT