• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENDITJA E PASAPORTAVE MË TË “FUQISHME”/ FOTO: Ja cilin vend zë Shqipëria
Home
Sociale

RENDITJA E PASAPORTAVE MË TË “FUQISHME”/ FOTO: Ja cilin vend zë Shqipëria

24 August, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Pasaportat na lejojnë që të jemi qytetarë të botës, por edhe të jetë në funksionin tonë. Sipas një studimi të kryer nga Nomad Capitalist, kompani që ka listuar 199 vende të botës për sa u përket pasaportave, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila renditet e 93-ta në botë. Vihet re një rënie të nivelit të renditjes së Shqipërisë, e cila ka qenë renditur në vendin e 83-të vitin e shkuar, me plot 8 shkallë zbritjeje.

Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon udhëtim të lirë pa viza në 100 shtete. Ndonëse Bosnja e Hercegovina është renditur pas nesh sipas nënkategorive të këtij indeksi, sërish udhëton në më shumë shtete se sa shqiptarët pa viza, përkatësisht 105.

Indeksi i Nomad Passport Index rendit 199 shtetësi sipas pesë faktorëve, më shumë se çdo indeks tjetër i pasaportave. Është projektuar për të treguar qytetërimet më të mira në botë në bazë të udhëtimit pa viza, taksave ndërkombëtare, perceptimit të shtetasve për të huajt, shtetësisë së dyfishtë dhe lirisë personale.

Krahas opsionit të udhëtimit pa viza, kjo renditje peshon edhe sasinë e taksave të një vendi mbi qytetarët e huaj, së bashku me reputacionin global dhe liritë personale, si dhe mundësitë që u japin individëve për të mbajtur disa nënshtetësi njëkohësisht.

Në krye të listës sipas indeksit këtë vit, është Luksemburgu, ndjekur nga Irlanda dhe Zvicra. Vihet re se në top 10-shën me të mirë, 9 prej tyre janë shtete europiane.

Sipas përpiluesit të këtij indeksi, Andrew Henderson, Nomad ka për qëllim që të ndihmojë të pasurit që të reduktojnë barrën e tyre tatimore duke u zhvendosur në një vend të ri, të marrin leje qëndrimi dhe të investojnë në vende të tjera në mënyrë që të rrisin pasurinë e tyre më shpejt. Gjithashtu këshillojnë njerëzit që të mbajnë dy pasaporta, atëherë kur është e mundur.

Kriteret:

Udhëtimet pa vizë

Faktori më i rëndësishëm në vlerën që mbart një pasaportë është mundësia e udhëtimeve që ajo ofron. Indeksi Nomad u jep përparësi udhëtimeve pa vizë, që peshon rreth 50% në renditjen totale të një vendi.

Taksimi

Gjëja e dytë më e rëndësishme për sa i përket pasaportave është liria mbi taksat, që peshon 30% në renditjen e secilit vend.

Perceptimi

Perceptimi botëror mbi një vend dhe shtetasit e tij është përgjegjës për 10% të renditjes së një vendi. Pasaporta e çdo vendi është e vlefshme nëse është në gjendje t’i ofrojë siguri shtetasve. Ky indeks mbështetet mbi Raportin Botëror të Lumturisë, Raportin e Zhvillimit Human dhe faktorëve subjektivë mbështetur mbi eksperiencat personale.

Dyshtetësia

Mundësia për të mbajtur një tjetër nënshtetësi, që në renditjen e vendeve është përgjegjëse për 10% në renditjen e vendeve.

Liria

Aftësia e qytetarëve për të jetuar të lirë nga përgjegjësitë peshon 10% në totalin e pikëve të renditjes. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e medias është diçka pozitive, dhe vendosja e ligjeve mbi qytetarët jo rezident është në përgjithësi një ide e keqe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAKT: Ja si mund ta bëni vaginën tuaj të mbajë gjitnjë aromë të mirë
Previous article TRAGJIKE NË KORÇË/ Gjendet i vdekur 65 vjeçari. DYSHOHET për vrasje (EMRI)

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët Aktualitet

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT