• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA ME COVID-19/ Mbërrijnë respiratorë të rinj te Infektivi: Manastirliu: Ja pse po i rrisim kapacitetet
Home
Sociale

SITUATA ME COVID-19/ Mbërrijnë respiratorë të rinj te Infektivi: Manastirliu: Ja pse po i rrisim kapacitetet

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

30 respiratorë të rinj i shtohen kapaciteteve publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Gjatë marrjes në dorëzim të respiratorëve të rinj ishte e pranishme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se kjo është një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

“30 respiratorët që vijnë nga kjo marrëveshje është me të vërtetë një mbështetje më shumë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

Një pjesë e respiratorëve të cilët sot kanë ardhur, do të jenë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në këtë spital. Një pjesë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe do të vijojmë të fuqizojmë edhe kapacitetet për sa i përket spitaleve të tjera të cilat ne i kemi cilësuar si spitale Covid”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu ka apeluar që qytetarët të respektojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl, Zëvëndës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier, si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

“Dua të them që jam shumë i lumtur të shoh që këto respiratorë kanë ardhur në Shqipëri. Kam dëgjuar që këto janë saktësisht pajisjet që ju keni nevojë. Në kohë pandemie solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm”, tha Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl.

“Përgëzoj të gjithë ne këtu, sepse pandemitë si këto kanë nevoje për të pasur një qasje të përbashkët. Zvicra ka qenë aktive në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Ne duam vërtet të vazhdojmë të ndihmojmë qeverinë shqiptare dhe të fuqizojmë sektorin shëndetësor”, tha Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier.

“Ne duhet të qëndrojmë të gjithë shumë vigjilentë, ne të gjithë kemi përgjegjësi si komunitet ndërkombëtar por çdo qytetar ka përgjegjësitë e veta. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Unë mendoj se duhet të shkojmë përtej solidaritetit, pasi siç e kam thënë askush nuk është i sigurtë, derisa të gjithë të jenë të sigurtë”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

Qeveria Zvicerane ka dhuruar 330,000 Dollarë, Qeveria Norvegjeze 3,000,000 Kruna Norvegjeze (afërsisht 300,000 Dollarë) dhe PNUD 150,000 Dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Hipoteza e studiuesve në Florida: Koronavirusi është shndërruar në "bombë", është bërë 10 herë më i transmetueshëm
Previous article ARTAN XH.DUKA/ Dilema historike e opozitës në Kuvend

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT