• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFUZUAN TË VAKSINOHEN/ Pezullohen nga detyra rreth 2 mijë mjekë dhe dentistë në Itali
Home
Jetë

REFUZUAN TË VAKSINOHEN/ Pezullohen nga detyra rreth 2 mijë mjekë dhe dentistë në Itali

21 January, 2022 s.autor Jetë

Autoritetet italiane kanë raportuar të premten se 1,913 mjekë dhe dentistë janë pezulluar nga detyra, pasi kanë refuzuar që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Asociacioni Kombëtar i Mjekëve dhe Dentistëve, ka thënë se mjekët kanë dështuar që të prezantojnë dëshminë e vaksinimit.

Njoftimi i 21 janarit vjen pas pezullimit të 1,656 mjekëve në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Profesionistëve mjekësorë u është kërkuar të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, prej miratimit të ligjit të ri, që ka nisur të zbatohet në muajin prill.

Në total, të dhënat tregojnë që më shumë se 33,500 mjekë nuk janë të vaksinuar plotësisht në Itali.

Mirëpo në këtë shifër përfshihen edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe presin të vaksinohen, ata që janë vaksinuar jashtë Italisë dhe mjekët që nuk mund të imunizohen për arsye mjekësore.

Përveç mjekëve, autoritetet kanë njoftuar edhe për pezullimin e rreth 6,000 infermierëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë për shkak të mosvaksinimit.

Një pjesë e tyre aktualisht janë të infektuar apo i janë nënshtruar masës së karantinës.

Në shtatë ditët e fundit në Itali janë regjistruar 2,011 raste të infektimit për 100,000 banorë, ka njoftuar Instituti Suprem i Shëndetësisë.

Rritja e shpejtë e rasteve të infektimit prej fillimit të vitit, ka shtyrë autoritetet që të ashpërsojnë kufizimet për luftim të pandemisë.

Prej të enjtes, banorët e Italisë duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus nëse vizitojnë sallonet e bukurisë.

Më herët gjatë këtij muaji, Italia ka prezantuar një masë për vaksinim të detyrueshëm të personave mbi moshën 50-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i imunizimeve të kësaj grup-moshe është rritur pas marrjes së vendimit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLERËSIMI/ Paraqitja dinjitoze ndaj Romës, Kastriot Dermakun e mund vetëm super-Marashi
Previous article ARBRI I DHA INFORMACION BEATRIX/ Ja dënimi që mori gjatë emisionit banori

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT