• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFUGJATËT/ Nga letra e emigrantes për Salvinin, kthim në kohë tek anija “Vlora” (VIDEO+FOTO)
Home
Sociale

REFUGJATËT/ Nga letra e emigrantes për Salvinin, kthim në kohë tek anija “Vlora” (VIDEO+FOTO)

27 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Kushtet e mjerueshme, varfëria, luftrat që po ndodhin, e shumë arsye të tjera, bëjnë që me mijëra persona të braktisin vendet e tyre, në kërkim të një jete më të mirë.

Një numër mjaft i lartë emigrantësh kanë “zaptuar” kufinjtë e shteteve europiane. Të ardhurit janë kryesisht nga vendet afrikane, dhe Siria apo Iraku.

Ndryshe nga çka ndodhur herët e tjera, ku vendet si Gjermania, Franca apo Italia, e kanë krijuar një rrugë për ti mbajtur, ditët e fundit ishte pikërisht kjo e fundit, pra Italia e cila refuzoi të pranonte një anije me 150 emigrantë.

Ishte Ministri i Brendshëm njëkohësisht zëvendëskryeministri Matteo Salvini ai i cili deklaroi se Italia i refuzon këto emigrantë. Salvini madje jo vetëm që nuk i pranoi, por as nuk i la që të zbrisnin nga anija, duke e bllokuar dhe lënë anijen në det.

Për më tepër ai po ashtu ka thënë se do të mbajë premtimin e bërë gjatë fushatës, për të cilën e kanë votuar italianët, se do të mbledhë dhe të gjithë ata që janë pa dokumenta, dhe do t’i kthejë në shtëpi.

Ndihma e kërkuar tek shtet e unionit nga Italia, nuk arriti që të përfundontë me sukses.

Fillimisht ishte vendi jonë, e cila pranoi 20 emigrantë të vinin në Shqipëri, e më pas ishte Irlanda e cila pranoi 25 të tjerë. Pjesa tjetër e emigrantëve do të strehohet nëpër kishat katolike italiane, pa cënuar e rënduar në taksat e banorëve.

Por nga ky pranim i 20 emigrantëve, përvec mirënjohjeve nga dy shtetet, ditën e sotme lindi dhe një debat, ku një emigrante sulmoi Salvinin me anë të një letre në të cilën thuhej se shqiptarët nuk e harrojnë shprehjen “hidhini në det”, gjatë eksodit të 1991.

-Eksodi i anijes “Vlora” në vitin 1991:

Ishte 8 gushti i vitit 1991, fiks 25 vjet më parë, kur anija “Vlora”, e nisur nga Durrësi, zbarkoi në Portin e Barit në Italisë. Në bord ndodheshin rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët ikën nga vendi për në kërkim të një jete më të mirë në Italinë fqinje.

Anija u nis që më 6 gusht nga porti i Durrësit dhe fillimisht u përpoq të zbarkonte në Brindisi. Por nënprefekti i këtij lokaliteti, Bruno Pezzuto nuk e lejoi hyrjen dhe e bindi komandantin e anijes Halim Milaqi që të drejtohej për në Bari.

Kjo gjë bëri që udhëtimi të zgjatej, dhe sigurisht tensioni në bord kishte arritur kulmin. Përmasat me një numër të lartë të këtij zbarkimi, i kapën të papërgatitura edhe autoritetet qendrore të Italisë, por kësaj gjëndje të papërgatitur, iu përgjigjën banorët e rajonit të Pulias që u dhanë refugjatëve ushqime dhe ujë.

Po më pas çfarë ndodhi me këta emigrantë?

Shteti italian i mbylli refugjatët, me gra e fëmijë në Stadiumin “Della Vittoria” të Barit për 4 ditë e net dhe ushqimin jua hidhte me helikopter.  Disa vetë vdiqën nga uria dhe nga vapa përvëluese e Gushtit në një vend ku s’kishte asnjë centimetër hije. Të tjerë u vranë mes tyre për të rrëmbyer qoftë edhe një shishe ujë. 88 orë më pas, Italia i ktheu të gjithë mbrapsht duke ju dhënë me vete, një sandui[, një shishe ujë dhe 50 mijë lireta (25 usd në atë kohë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA NË TOKË PËRPARA NJERËZIMIT/ Kërkimet rreth ADN-së së dinosaurëve
Previous article TOTTENHAM i jep leksion Man United/ Londinezët thellojnë krizën e Mourinhos

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT