Shkencëtarët britanikë thonë se ata kanë shkruar së bashku se si duket një ADN e një dinosauri.
Studiuesit në Universitetin e Kent thonë se puna e tyre zbulon sekretin gjenetik përse dinosaurët erdhën në një shumëllojshmëri formash dhe madhësish.
Ky ndryshim ndihmoi që krijesat të zhvilloheshin, duke i ndihmuar ata të dominonin Tokën për 180 milionë vjet.
Por studiuesit pas punës së kryer për AND, thonë se nuk kanë plane për të rikrijuar dinosaurët.
Natyrisht, ka pasur një sfidë përfundimtare që dinosaurët nuk munën ta kapërcenin, një asteroid 66 milionë vjet më parë që fshiu të gjitha grupet e dinosaurve, përveç atyre që fluturonin si zogjtë.
Kohët e fundit, ekipi i Prof Darren Griffin përdorte teknika matematikore për të identifikuar karakteristikat e mundshme gjenetike të dinosaurëve.
Rezultatet e tyre sugjerojnë se ADN dinosaur ndoshta ishte i organizuar në shumë pjesë – të quajtura kromozome. Zogjtë zakonisht kanë rreth 80 kromozome – rreth tre herë numrin e njerëzve që posedojnë.
Është e dukshme që zogjtë janë ndër grupet më të larmishme të kafshëve në Tokë.
Dr Rebecca O’Connor, nga Universiteti i Kentit, tha: “Dëshmitë fosile dhe tani provat tona përforcojnë idenë se, në vend që zogjtë dhe dinosaurët të jenë të afërm. Zogjtë që janë rreth nesh sot janë nga dinosaurët e dikurshëm. ”
Sa për shpresat që ne të mund të kapim ADN-në e lashtë të dinozaurëve nga fosilet, duket e dyshimtë.
Materiali gjenetik degradon me kalimin e kohës, dhe rekordi botëror për mbijetesën e ADN-së së lashtë është një milion vjet. Dinosaurët datonin mes 66 dhe 245 milion vjet më parë.


