Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar sonte në emisionin “5 pyetja nga Babaramo” në Report Tv. Pjesë nga intervista:
Hetimi i deputetëve … Prokuroria duhet të sjellë prova në Parlament, parlamenti nuk është gjykatë …
Është kazan çizmesh dhe fësh-fëshe çadrash. Nuk flet ambasadori, por SHBA. Ne i ngatërrojmë, kujtojmë se ambasadori është sic e kishin këta, djali i dajës. Kur flet ambasadori i SHBA, flet Presidenti i SHBA. Kur flet ambasadori i BE, flet BE. Nuk bëjnë ata asnjë fjalim që nuk merr aprovimin në qendër. Nuk janë si fjalimet e mia që i bëj, i them dhe nuk marr aprovim. Ambasadorët recitojnë fjalimet pasi marrin aprovimin. Mendoni se do lejonin ata pas gjithë këtyre përpjekjeve për të bërë reformën në drejtësi, se doli Rama me 74 deputetë, kemi dhe më shumë, dhe po kap reformën. Kjo është qesharake. Kjo është thjesht transmetim i ndryshimeve të rregullores, që nuk kapen sot.
Pse sekretari i përgjithshëm i Kuvendit fut dikë që ndërkombëtarët e kanë skualifikuar?
Nuk është kështu. Kushtetuta është shumë e qartë, e votuar edhe nga këta. Kur e kanë votuar, si duket nuk e kanë lexuar, s’e s’kanë pasur sy ta lexojnë, pasi i kishin futur të dyja këmbët në një këpucë.
Edhe ju me këmbët në një këpucë …
Unë me të dyja këpucët në të dy këmbët që kam. Nëse sekretari do kishte bërë shkelje, do rrinin pa folur ata që flasin sa herë që ka një tentativë ..
Kush këta?
Po këta pra, partnerët tanë SHBA-BE. Kushtetuta i jep sekretarit diskrecionin me të cilin vepron.
Baza e reformës në drejtësi është Vettingu, pse zgjohet kryeprokuroren pa Vetting?
Sepse mandati i kryeprokurorit mbaroi. Kushtetuta na detyronte, siç thotë edhe dokumenti i atyre që monitorojnë procesin, të zgjedhin kryeprokuror të përkohshëm dhe me fillimin e Vettingut edhe kjo prokurore do bëjë Vettingun.
Opozita thotë që po mbyll shumë dosje kryeprokurorja …
Opozita e ka motiv jetese sot dosjen. Dosja është problemi.
Edhe kjo qeveri duhet të ketë frikën e dosjeve …
Unë s’kam asnjë frikë, e drejta për të bërë dosje është e prokurorisë.
Sa do rri Marku?
Deri kur të bëhet zgjedhja sipas procesit e kryeprokurorit të ri.
Kur mendohet?
Kur të zgjidhet KLP dhe të nisë procesi.
Ka gjasa të zgjasë?
Nuk merrem me këto. Në Parlament do të votohet KLP dhe ai do të bëjë propozimin e vet.