• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFORMA NË DREJTËSI/ KLP emëron krerët e Prokurorive në disa rrethe (EMRAT)
Home
Aktualitet
Drejtësi

REFORMA NË DREJTËSI/ KLP emëron krerët e Prokurorive në disa rrethe (EMRAT)

16 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Sot në datën Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të zj. Nurihan Seiti dhe zj. Esmeralda Keshi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarëve z. Alfred Balla dhe z. Kostaq Beluri dhe me miratimin e të gjithë anëtareve, rendit të ditës janë shtuar edhe dy çështje për diskutim dhe miratim; miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.  Gjithashtu, Këshilli u njoh me propozimin e anëtarit z. Vatë Staka për të shtuar në rendin e ditës shpalljen e vakancave për prokuror në Prokurorinë e Posaçme sipas kërkesën drejtuar Këshillit nga drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja pas miratimin nga Kuvendi me datë 28.01.2021 të numrit të përgjithshëm të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme i cili është 20 prokurorë. Propozimi është mbështetur me 4 (katër) vota pro (z. Gent Ibrahimi, z. Alfred Balla, z. Vatë Staka dhe z. Tartar Bazaj) dhe rrëzuar me 5 vota kundër.

Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli miratoi unanimisht raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit zj. Flora Reka, z. Alfred Shehu, z. Binas Nina, z. Dritan Gina, z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.  Një kopje të raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të z. Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë të zj. Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec të znj. Dorina Bejko; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të z. Julian Çafka.

Pasi u njoh me prezantimin e raportit vjetor të Komisioneve të Përhershme te Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë gjatë vitit 2020, Këshilli i miratoi ato. Raportet do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTOHET ME KORONAVIRUS/ Sopranoja shtatzënë: Gëzimi për fëmijën më jep forcë ta mposht. Jam treguar e kujdesshme...
Previous article 2 DITË MË PARË HYRI NË "PËRPUTHEN"/ Zbulohet sherri i Sarës me reperen e njohur shqiptare (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT