• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INFEKTOHET ME KORONAVIRUS/ Sopranoja shtatzënë: Gëzimi për fëmijën më jep forcë ta mposht. Jam treguar e kujdesshme…
Home
Sociale

INFEKTOHET ME KORONAVIRUS/ Sopranoja shtatzënë: Gëzimi për fëmijën më jep forcë ta mposht. Jam treguar e kujdesshme…

16 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sopranoja Ramona Tullumani është infektuar me COVID në muajin e 5 të shtatzanisë. Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar se vështirësia më e madhe është në ditët e para por gëzimi për fëmijën që ka në bark i ka dhënë dhe më shumë forcë për ta mposhtur virusin. Me energjinë pozitive që e karakterizon ajo është një shembull për të gjithë gratë shtatzëna dhe jo vetëm që janë duke kaluar COVID, që të mos jenë të dobët duke i dhënë terren.

“Jam mirë, vij nga një vizitë e rradhës. Sepse është e vërtetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm sidomos 4 ditët e para. Nga një vizitë e mjekut mendojn se gjërat po shkojnë mirë. Jam shtatzanë jam 5 muajshme prej një vajzë. Kjo lumturi kaq e madhë më jep akoma më shumë fuqi dhe gëzim e kështu mposhtet covid. Sot jemi në ditën e 7. I gjithë sikleti është kur shikon tamponin. Thonë se gratë shtatzëna janë shumë të mbrojtura. Po të ishte e kundërta do usghte një fatkeqësi shumë e madhe. Që nga ky moment e ke një as në dorë, pastaj vin dhe reagimi i trupit. Nuk duhet të të bëjë përshtypje fare që je me covid,  ai kur gjen terren te njerëz që nuk janë të fortë atëherë gjërat marrin për keq”, tha ajo.

Por në këtë betejë me virusin ajo tregon se nuk është e vetme pasi të infektuar janë edhe familjarët e saj. Fatmirësisht Tullumani thotë se të gjithë po e kalojnë lehtë.

“U infektuan e gjithë familja bashkë, unë jam treguar e kujdesshme, maskën alkoolin të padiskutueshëm edhe me djalin isha e kujdesshme. Se lija të lozte më fëmijë, i thoja qëndro lart, jam diçka që e kam kufizuar dhe më vjen keq. Po eviton restorante baret dhe kafenetë por si do evitosh supermarketin. ta janë mirë dhe kjo ka qenë që në momentin e parë që jemi konsultuar me mjekun personal. Është një covif i lehtë, edhe sasia që kemi marrë ka qenë jo e madhe”, shtoi Tullumani.

Ndonëse tingëllon çuditshëm, por Tullumani shprehet se është e lumtur që po e kalon COVID, dhe më pas ndihet më e qetë.

“Do dukem e çmendur. Të them të drejtën jam njeriu më i lumtur në botë që po e kaloj dhe po e heq këtë gjë. Kam bërë pushim. Një ditë dukesh e këputur ditën tjetër duket se je në formë. Jam gjatë gjithë kohës e kujdesshme e qetë shumë mirë dhe e lumtur që po e kaloj këtë gjë. Kur ta kaloj jo se sdoi jem e kujdesshme se duket. Por kemi një vit”, shtoi ajo.

Në fund jep edhe disa këshilla për të gjithë shtatzënat që po kalojnë COVID, se si duhet të kujdesen që ta kalojnë sa më lehtë.

“Unë doktorin tim personal, më ka këshilluar fakti se unë jam shtatzanë smarr mjekime të tepërtë dhe nuk kam nevojë poërveç vitaminave. Vitamina pafund lëngje pafund, të mishit pulës, portokalle. Fakti që jam shtatzanë smund të rri pa ngrënë diçka që e dua shumë edhe ëmbëlsirat. Pjesa tjetër e njerëzve që sjanë si unë duhet të jenë më të qetë. Gjë e rëndësishme është të mos hezitojmë të shkojmë te doktori. Të mos themi hë se do shkoj nesër do kalojnë dhe 2 ditë.

Më ka karakterizuar gjithmonë një besim në vetvete. Është i tepruar më thishte pedagogia duhet ndalur pak. Por tani shoh që ky vetëbesim është shumë i mirë. Në çdo situatë duhet të jemi të lumtur, jeta duhetn shijuar por nuk  duhet neglizhuar”, përmbylli Sopranoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30-VJETORI I EKSODIT MASIV TË SHQIPTARËVE DREJT ITALISË/ Rama viziton shtetin fqinj më 5 dhe 6 mars
Previous article REFORMA NË DREJTËSI/ KLP emëron krerët e Prokurorive në disa rrethe (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT