Pas mesazhevE të ngushëllimit nga radhët e politikës për humbjen në moshën 82-vjeçare të politkanit të shquar shqiptar Adem Demaçi, edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar me një të tillë në faqen e tij të “Facebook”-ut.
Rama e cilëson një shqiptar të rrallë, dhe të llojit të mirë.
POSTIMI I RAMËS
Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT


