Jemin Gjana, në një reagim në rrjetet sociale, ka reaguar për disa akuza që i janë bërë atij, për kohën që ishte ministër Bujqësie.
Megjithatë, Gjana nuk i përmend gjithë akuzat, pasi në disa media është përfolur edhe për një histori me pullë të kuqe.
Gjana gjithashtu thotë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“Në korrik të vitit të shkuar, kur temperaturat e përplasjeve brenda PD njohën nivele të larta, një portal që hiqet se anon djathtas lëshoi ndaj karrieres time politike dhe ndaj te shkuarës time një vulg akuzash thjeshtë e qartë të sajuara në mënyrë të ulët…
Të parat sajime kishin të bënin me mandatin tim si ministër. Në dijen time është hera e parë që ndërtohet një bllof i tillë. Gjithsesi letrat janë aty, firmat e mia për çdo vendim janë aty e kësisoj institucionet ligjzbatuese të shtetit kanë në dorë çdo lloj kontrolli.
Jam krenar për njerëzit dhe për drejtoret në Ministri dhe dy institucionet qendrore të saj me të cilët punova për katër vjet. Kam ende dhe sot kudo ku janë vlerësimet më maksimale për punën dhe profesionalizmin e tyre.
Mjafton të theksoj se nga 17 drejtorë në nivel qendror me të cilët kam punuar, 10 prej tyre kanë qenë me titujt Doktor, As.Profesor dhe deri Profesor në lemin e shkencave bujqësore…
Një akuzë tjetër, që nuk e prisja nga brenda, ishte dhe lidhja ime krejt e sajuar me sigurimin e shtetit. Që në momentin që u bera N/Kryetar i PD me 1999, në disa raste, media, gazetarë dhe analistë të së majtës e ushqyen publikun me këtë mashtrim të qëllimshëm.
Në verën e shkuar këtë e bënë dhe një a disa njerëz me të cilët për dekada kemi qenë në një front politik. Meqë ata që përtypën në verën e vitit të kaluar të njëjtin sajim të ulët dhe më kërkonin publikisht ta sqaroja të kaluaren time, e bëra dhe këtë duke kërkuar përgjigjen zyrtare nga institucionet e shtetit të cilën po e bashkëlidh me këtë shënim të shkurtër.(Do e bëja që në muajt e fundit të vitit të kaluar, por për arsye personale nuk jam ndodhur në Shqipëri që prej fundit të nëntorit 2017)…Për teë qenë krejt i qartë po bashkëlidh dhe dy nga paragrafet e shkruara nga një dorë e disa mendje të gabuara në korrikun e shkuar”, shprehet Gjana.