• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
Godisni në shenjë: 5 ide çfarë të vishni në takimin e parë me atë
Home
Modë
Stil

Godisni në shenjë: 5 ide çfarë të vishni në takimin e parë me atë

17 January, 2018 luljetaautor Modë, Stil

Nuk ka rëndësi mosha, eksperienca apo numri i partnerëve të dikurshëm në jetë. Kur vjen puna te takimi i parë me atë të riun, s’kemi si të jemi indiferente. Duam të dukemi bukur, të vishemi bukur, të na pëlqejnë!

 

Sido që të shkojë takimi, rëndësi ka që ju ta bëni tuajën: të hyni dhe të dilni si një zonjushë e vërtetë.

 

Nëse ju është ngulitur në kokë të mos pispilloseni shumë sepse s’doni të mendojë që e bëtë gjithë këtë për atë, atëherë vishuni kështu:

 

Xhinseve të ngushta vishuni një palë çizme deri në gju si dhe shoqërojini me një golf dhe pallto. Çanta preferohet e zezë dhe me zinxhirë.

 

Do të jeni rehat, ngrohtë por dhe e veshur bukur. Mos harroni që kur vjen puna të veshja, meshkujve iu shkojnë sytë direkt te çanta dhe këpucët. Ju i keni që të dyja shumë mirë!

Për gjithkënd që e ka ndare mendjen për fustan, një i bardhë është ideal. Visheni të shkutër, ama me kusht që në pjesën lart të jetë i mbyllur.

 

Kombinojeni me një pallto gri dhe një palë çizme të gjata të errëta. Do të rrezatoni pastërti dhe ai thjesht s’do t’i heqë dot sytë nga ju.

 

Pastaj, nëse jeni tipi i kapeleve, ne kemi një ide edhe për ju. Mos e hiqni, mbajeni vënë! Fundja ai është stili juaj dhe ai duhet ta dijë këtë. Një palë pantallona të ngushta të zeza, një këmishë të bardhë mjaft sensuale dhe një xhaketë sipër.

Këpucët me taka të mos ju mungojnë si dhe shihni po patët një çantë të vockël. Do të duket shumë bukur nëse e mbani sidomos diagonal. Minmalisht ai do të mbajë mend si vajza që vishej mirë.

Nëse ju pëlqejnë veshjet ekstravagante, lëkura dhe pellushi, një kombinim është ky: këmishë e bardhë, një shall i lidhur nyjë, pantallona lëkure, cizme dhe pellush. Canta të mos jetë e ngarkuar, të ketë një prerje sa më të thjeshtë të mundshme.

Kur ai ju njofton se do të shkoni në një ambjent të mbyllur dhe të ngrohtë mbi të gjitha dhe ju doni të dukeni sa më seksi të jetë e mundur, veshjen jua bëmë gati!

Një palë çizme me takë, një palë pantallona më të ngushta se e ngushta vetë, një gjysmë golf dhe palltoja e hedhur sipër. Ah po, reçipetat mund t’i harroni ashtu si padashje në shtëpi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reagon Jemin Gjana për lidhjet me Sigurimin e Shtetit. Akuzat për një histori të sikletshme kur ishte ministër
Previous article Milani "besnik", refuzon Genoan për "yllin" e skuadrës

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT