Ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica të cili iu hoq mandate nga KQZ për shkak të mosdeklarimit në formularin e dekriminalizimit, ku akuzohej për vjedhje ka reaguar duke i kërkuar KQZ-së për aktet e dosjes. Rehovica është shprehur se do të ankimojë çështjen në Gjykatën Administrative pasi të marrë përgjigjen e arsyetyar nga KQZ për këtë vendim.


