• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Reagon deputetja kosovare pas ofendimit ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti: I papranueshëm e pa vend
Home
Rajon

Reagon deputetja kosovare pas ofendimit ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti: I papranueshëm e pa vend

10 December, 2017 g.autor Aktualitet, Rajon, Sociale

Në përkrahje të Albin Kurtit ka dal edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pas ofendimit që Aida Dërguti i bëri Kurtit në një bisedë në Viber.

Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se ofendimi që Dërguti i ka bërë Kurtit është i papranueshëm dhe nuk arsyetohet.

Ja postimi i plotë i Pacollit

“Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizues dhe ju kritikë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja dallon shumë nga partitë tjera në Kosovë qoftë nga mënyra e organizimit dhe funksionimit apo nga puna e palodhshme dhe sakrifica që është bërë nga të gjithë aktivistët pa dallim.

Ne kemi kultivuar demokraci të brendshme e cila nuk është aplikuar në asnjë parti tjetër. Dhe për këtë duhet të jemi krenar e të vendosur të punojmë që demokracia në Lëvizjen tonë të përmirësohet tutje sepse vetëm kështu vazhdojmë të zhvillohemi si Lëvizje për të cilën ka shumë nevojë vendi ynë.

Ne jemi Lëvizje që lëvizim, zhvillohemi dhe asnjëherë nuk nënshtrohemi. Vetëm kështu arritëm ku jemi sot pra subjekti më i madh dhe më demokratik në vend. Por kjo rritje ka ardhur me përgjegjësi të cilën duhet ta dëshmojmë me punë dhe maturi.
Ofendimi që Aida i ka bërë Albinit është i papranueshëm dhe nuk mund të arsyetohet.

Së pari, ne si deputetë të Lëvizjes dhe përfaqësues të popullit natyrisht se mund të kemi mendime dhe qëndrime të ndryshme. E për më tepër ne jemi persona politikë të përgatitur për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen Lëvizjes dhe të vendit tonë. Por, qëndrimet tona duhet të thuhen hapur dhe jo të fyejmë prapa shpinës. Ne si aktivistë të Lëvizjes nuk duhet të praktikojmë këtë mënyrë të shprehjes së mospajtimeve që kemi.

Së dyti, diskutimet dhe qëndrimet tona duhet të jenë parimore pa ofendime dhe lincime sepse vetëm kështu mund të realizojmë idealet e Lëvizjes. Ne duhet të vazhdojmë të ballafaqojmë hapur idetë dhe qëndrimet tona. Gjuha denigruese duhet të kritikohet pavarësisht a përdoret nga burrat apo gratë.

Dhe për fund ne aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, e kemi për obligim ta mbrojmë Lëvizjen dhe të punojmë që ta zhvillojmë tutje. Por këtë nuk mund ta bëjmë pa Albinin i cili me visionin, parimësinë, këmbëngulësin e intelektin a tij e pa dyshim me ndihmën e secilit aktivist ka sjellë Lëvizjen këtu ku është sot.“/ Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Humbja e peshës redukton tre herë rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat
Previous article Juria e Këngës Magjike ngjit në skenë Parashqevi Simakun (Video)

g.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT