Parashqevia është harruar me kohë, por këngët e saj jo. Një prej tyre, ndër më të bukurat “Dëgjoma Këngën”, u soll sot në një variant të përpunuar në skenën e Këngës Magjike nga juria e të rinjve: Juliana Pasha, Venera Mustafa, Olti Curri, Dj Sardi, Ulis Krajka. Më shumë ritëm. Një tekst i repuar nga Olti Curri që paska humbur kot për këngëtar dhe një atmosferë që na bëri të kërcejmë dhe që na riktheu edhe njëherë këngëtaren më të mirë të skenave të dikurshme.