• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Reagon Balla: Me Lulin, pa Lulin, Shqipëria do ia dalë sfidës së europianizimit të saj
Home
Shqipëri

Reagon Balla: Me Lulin, pa Lulin, Shqipëria do ia dalë sfidës së europianizimit të saj

18 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas bashkëbisedimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, me gazetarët pas kthimit nga Berlini.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se “çfarë ka thënë e çfarë ka berë në Berlin, Lulezim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm”.

Sipas Ballës, “mazhoranca do të duhet të përballet më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif, shpif, se diçka do mbetet!”

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Se çfarë ka thënë e çfarë ka bërë në Berlin, Lulëzim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm.

Për më tepër mjafton ta dëgjoje sot logorenë e tij, për të marrë vesh se sa shumë është lodhur kryetari i opozitës për të bërë avokatinë e Shqipërisë. Sipas Lulëzimit, Shqipëria është narkoshtet, por BE-ja duhet t’i thotë “PO” Shqipërisë! Shqipëria është kokë e këmbë e zhytur në krim e në zullume, por BE-ja duhet t’i thotë mirësevjen! Shqipëria ka një kryeministër të të gjitha të zezave, por BE-ja duhet të çelë negociatat me të!

A ka njeri që nuk e kupton se kjo është thjeshtë loja e vjetër e Lulit, shaj e nxij vendin tënd dhe bëj sikur po ia zbardh faqen?!

Fatkeqësisht, ne do të duhet të përballemi më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif shpif se diçka do mbetet!

Fatkeqësisht, ne nuk e kemi në krah opozitën në këtë proces kaq jetik për Shqipërinë e shqiptarët, sepse kjo opozitë Shqipërinë e do për mollë sherri për pushtet dhe shqiptarët i sheh vetëm si mish për topat e vet!

Por fatmirësisht, me Lulin pa Lulin, Shqipëria ia ka dalë dje me një arritje historike dhe do ia dalë më tutje sfidës së madhe të europianizimit të saj!J.J

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPERI- BE/ "Mogherinit çi panë sytë": Nga puna e Bashës, tek lirimi i kuksianëve. 10 deklaratat më interesate të opozitës
Previous article “A janë këmbët e tua?”, modeja shqiptare ngre dyshime me FOTON e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT