• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPERI- BE/ “Mogherinit çi panë sytë”: Nga puna e Bashës, tek lirimi i kuksianëve. 10 deklaratat më interesate të opozitës
Home
Hapu Dhe

SHQIPERI- BE/ “Mogherinit çi panë sytë”: Nga puna e Bashës, tek lirimi i kuksianëve. 10 deklaratat më interesate të opozitës

18 April, 2018 Redaktor1 Breaking News, Hapu Dhe, Politikë, Shqipëri

Menjëherë sapo u kthye nga Gjermania, kreu demokrat u takua në Rinas me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa me të mbërritur në Tiranë, Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore ishte rekomandimi për negociatat Shqipëri-BE. Përpara tij, Monika Kryemadhi dhe Edi Paloka ishin takuar me shefen e diplomacisë Europiane.

Duke qenë se opozita dukej shumë e “lumtur” për hapjen e negociatave, Alpenews.al veçoi dhjetë nga fjalitë më pikante, të deklaruara publikisht nga përfaqësuesit kryesorë të opozitës sonë: Basha, Kryemadhi dhe Paloka.
Janë thënie shumë interesante dhe shqiptarët me siguri që edhe nëse nuk i kanë fiksuar të gjitha, me siguri që do i pëlqejnë shumë. Ndoshta pas çdonjërës prej tyre, lind edhe nga një pyetje. Ne i mblodhëm 10 deklaratat më interesante dhe i bëmë pyetjet, duke e vendosur veten në rolin e lexuesve:
1. Lulzim Basha: “Qëllimi i vizitës time sot në Gjermani ishte për të lobuar për një votë Pro hapjes së negociatave.”

Pyetje: Negociatat u hapën dje, apo sot kur erdhi Luli nga Gjermania?! Negociatat hapen pasi ka përfunduar lobimi, apo lobimi bëhet pasi hapen negociatat?

2.- Lulzim Basha: “Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar.”

Pyetje: Po vota e çdo vendi jo anëtar, a kërkohet?! 

3.- Lulzim Basha: “Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar.”

Pyetje: Pse i keni rënë kot më qafë Lulit të shkretë duke thënë se nuk ka punuar kur ishte Kryetar Bashkie i Tiranës? Apo ai ka pritur njëherë që të hapen negociatat dhe pastaj të fillojë të punojë për herë të parë në jetë! Apo ka ndonjë që i ka thënë ndonjëherë: Puna e mbarë!

4.- Lulzim Basha: “Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen edhe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7 kushte.”

Pyetje: A është edhe Gjermania një vend anëtar i BE si gjithë të tjerat që kanë 5 kushte, apo jo?!

5.- Lulzim Basha: Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit.

Pyetje: Po opozita çfarë thotë? Apo duhet shkuar gjithmonë deri në Gjermani sa herë që na duhet të mësojmë ndonjë gjë të re për Shqipërinë?!

6.- Lulzim Basha: Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike.

Pyetje: A e ka thënë nja 2-3 herë Genc Pollo këtë në Parlament dhe televizor, apo e ngatërrojmë ne, me ndonjë gjerman meqë është edhe pak kokë kuq ai?!

7.- Monika Kryemadhi: Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta.

Pyetje: Edhe vrisnin mendjen besimtarët e tjerë kur e shihnin, se përse shkonte çdo të martë për 12 javë me radhë për të ndezur qiri në Kishën e Laçit, Mona?!

8.- Edi Paloka: “Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm që janë arrestuar në kundërshtim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, kështu që hapi i parë është lirimi i tyre. Ishte një nga kërkesat dhe zonjës Mogherini që foli për bashkëpunim mes opozitës dhe maxhorancës”.

Pyetje: Pas kësaj a ju tha gjë Mogherini: Edhe thoni ju pastaj, pse duhej bërë reforma në drejtësi, në Shqipëri?! Apo heshti këtë radhë meqë ashtu ishte një muhabet?

9.- Monika Kryemadhi: “Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me zotin Rama duke filluar që në prezencën e saj në Parlament.”

Pyetje: Populli e voton opozitën për të mos shkuar në Parlament me sa dimë ne? Po Ju, kështu ja shpërbleni votuesve, vetëm e vetëm nga dashuria e madhe për Edi Ramën, besojmë apo jo?!

10- Monika Kryemadhi: “I vetmi që nuk ka ngjyra kuq e zi është Edi Rama, pasi të gjithë ata deputetë e kanë veshur, nëse ka njeri që nuk mban atë ngjyrë është Edi Rama”.

Pyetje: Ore ky Edi Rama ka qenë vërtetë basketbollit me kombëtaren, apo shkonte kot në ndeshje, sa për të vjedh bluzën se skishte çfarë të vishte?

Përgatiti: Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E SHQIPERSE/ Laçi kalon në finale pas barazimit me Kukësin
Previous article Reagon Balla: Me Lulin, pa Lulin, Shqipëria do ia dalë sfidës së europianizimit të saj

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT