• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI/ Spahiu: Iu falën 12 mijë milje Greqisë, të arrestohen politikanët që tradhtuan
Home
Shqipëri

REAGIMI/ Spahiu: Iu falën 12 mijë milje Greqisë, të arrestohen politikanët që tradhtuan

30 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu akuzon për tradhti kombëtare politikanët që negociuan me palën greke për ti dhuruar 12 mijë milje detare.

Në një status në faqen e tij në Facebook ai propozon arrestimin e politikanëve që bënë këtë akt tradhëtie.

Statusi i Spahiut

I dhurohen 12.000 milje det Greqise. Arrestoni politikanët që sapo cënuan integritetin territorial dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Sot, “Rilindja”, qeveria shqiptare konfirmoji aktin e tradhëtisë kombëtare duke zyrtarizuar ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Rama, sot, puth atë çka pështyu 6 vite më parë, “Marrëveshjen që inicioi Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis”. Falja e 12 000 milje në detin Jon është një krim i parashikuar në Kodin Penal dhe Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht Ministrin Bushati dhe Kryeministrin Rama.

Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të cënoj integritetin territorial të Shqipërisë. Akti i shitjes apo i dhurimit të detit u parapri nga çelja e gërmimeve për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë si pjesë e paketës anti-shqiptare. Pafytyrësisht dje ministri Bushati mburrej në Komisionin e Punëve të Jashtme se sot mund të flasim për “Çështjen Çame” ndërkohë që Shqipëria është gjunjëzuar plotësisht, pasi dhe opozita e Bashës është 100% në sinkron me këtë tradhëti dhe krim kombëtar.

Jo më larg se 3 ditë më parë opozita e bashkuar protestoi, por asnjë prej liderve opozitarë nuk guxoi të përmendi krimin e tyre të kryer 6 vite më pare, i cili sot po riciklohet nga Rilindja, pra po zyrtarizohet nga Rama. Athina zyrtare gjithnjë ka përfituar nga qeveritarët tanë të inkriminuar që po shesin Shqipërinë, për të zbutur konfliktin me Cipras dhe Greqinë, konflikt i lindur nga këta të fundit. Gjykata Kushtetuese ka një vendim të formës prerē dhe çdo vendim ekzekutiv për njē demarkacion mes Shqiprise dhe Greqisë është vepër penale dhe duhen arrestuar politikanët që dhunojnë rendin juridik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Duro, sërish ndaj Partizanit: Kualifikimi do të vendoset në Tiranë
Previous article 2018-ta viti i koncerteve: Këngëtarët shqiptarë që do t’i dëgjojmë live në Tiranë

g.autor

Postime të ngjashme

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm Politikë

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT