• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI I RRALLË/ Italia po “dergjet” nga Koronavirusi, por një qytet nuk ka asnjë të infektuar
Home
Nderkombetare

RASTI I RRALLË/ Italia po “dergjet” nga Koronavirusi, por një qytet nuk ka asnjë të infektuar

21 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në qytetin e vogël Vò Euganeo, në Itali janë testuar 3,300 banorët e qytezës përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, në mënyrë që të studiohet dinamikën e kalimit të sëmundjes nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik.

Në 6 mars kur filloi studimi në këtë qytet kishte të paktën 90 persona të infektuar, mirëpo që prej 4 ditësh nuk ka më asnjë rast.

Qyteza e vogël italiane Vò Euganeo, në Italinë veriore, ku u shfaq vdekja e parë nga koronavirusi në Itali, është bërë rast studimi që tregon sesi shkëncëtarët mund ta neutralizojnë përhapjen e virusit.

Studimi është bërë nga universiteti i Padovas, me ndihmën e rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq shkencëtarët i testuan banorët dy herë dhe studimi çoi në rolin vendimtar të përhapjes së koronavirusit nga personat që nuk kishin simptoma.

“Ne kishim mundësi ta ndalnim shpërthimin këtu sepse identifikuam dhe eliminuam infektimet “e fshehura” dhe i izoluam ato”, tha Andrea Crisanti, ekspert infektolog në Kolegjin Mbretëror në Londër që mori pjesë në projektin e Vò Euganeos.

Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, shkroi në një letër drejtuar autoriteteve se “izolimi i asimptomatikëve është thelbësor që të jetë në gjendje të kontrollojë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

“Këtu ishin dy rastet e para. Testuam gjithkënd edhe pse ekspertët na thanë se ishte gabim, 3000 teste. Gjetëm 66 persona pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj, 6 prej tyre ishin ende pozitivë. Dhe kjo është mënyra sesi i dhamë fund,” tha ai.

Vo Euganeo nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga 13 Marsi

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona.

Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kosova forcon masat kundër COVID-19, nga sot mbyllen të gjitha parqet
Previous article “PËR HIR TË JETËS”/ Mjeku Tritan Kalo tjetër mesazh shqiptarëve: Ju duam, por duajeni edhe ju veten. Izolohuni!

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT