• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kosova forcon masat kundër COVID-19, nga sot mbyllen të gjitha parqet
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Kosova forcon masat kundër COVID-19, nga sot mbyllen të gjitha parqet

21 March, 2020 Delo.autor Rajon

Duke nisur nga sot, në Kosovë do të mbyllen të gjitha parqet. Ky ka qenë vendimi i qeverisë, në këto ditë të vështira që po kalon Kosova, por dhe të gjithë shtetet e tjera, ndërsa deri më tani raportohet për 24 të prekur me këtë virus.

Grupi ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve ka marrë vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Ky grup nëpërmjet një komunikate thotë se Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj. Po ashtu ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës që gjatë daljeve publike, të mbajnë distancën sociale me njëri-tjetrin. Po ashtu obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër. Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primarë”, thuhet në komunikatë.

Ky grup lut qytetarët që të ndjekin këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë e tyre. “Ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi, për të mos i humbur mundin, mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganiereve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi nga nesër prej orës 08:00”, -thuhet në komunikatë.
(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON ORARI I KUFIZIMIT/ Qytetarët në Durrës "shijojnë" gjumin e mëngjesit, "marrin kohë" për pazaret
Previous article RASTI I RRALLË/ Italia po “dergjet” nga Koronavirusi, por një qytet nuk ka asnjë të infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT