• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET E REJA COVID-19/ Në vend po mbizotërojnë ato “Delta”, Ishp: Ende nuk po shfaq agresivitet
Home
Sociale

RASTET E REJA COVID-19/ Në vend po mbizotërojnë ato “Delta”, Ishp: Ende nuk po shfaq agresivitet

6 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Varianti Delta i COVID po mbizotëron në vendin tonë dhe kjo vërehet tek rastet e reja që konfirmohen pozitiv, tregon shefja e Laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasriba.

“Sikurse e kemi konfirmuar zyrtarisht në vendin tonë qarkullon me dominancë më të madhe varianti Delta, ka dhe raste që rezultojnë të variantit britanik. Varianti i mëparshëm prej nga i cili filloi dhe kjo pandemi globale nuk po shihet dhe aq shumë dhe kjo ka të bëjë dhe me faktin e dominancës së varianteve të reja që lindin si pasojë e mutacioneve që ndodhin në virus gjatë transmetimi nga një vend në vendin tjetër”, tha ajo.

Bazuar në dy indikatorë kryesorë, varianti Delta nuk po shfaq agresivitet të shtuar.

“Varianti Delta nga studimet e kryera deri më tani edhe në vendin tonë, pra me dy treguesit e rasteve të rënda, pra hospitalizimet dhe fataliteteve, deri tani nuk kemi shifra shumë të larta. Mendohet që ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik i cili qarkullonte prej dhjetorit në vendin tonë deri para pak muajsh. Mendohet që situata është nën kontroll”, vijoi specialistja e ISHP.

Qëllimi i Instituti të Shëndetit Publik tashmë është monitorimi i varianteve të reja të COVID.

“Ne nuk çojmë për sekuencim cdo mostër e cila rezulton pozitive në laboratorin tonë se nuk është ky qëllimi i sekuencimit. Në vetvete qëllimi i sekuencimit është për të kryer atë monitorimin e varianteve të reja dhe në momentin që variantet e reja rezultojnë të transmetueshme në një komunitet të caktuar, në një popullatë të caktuar atëherë vazhdojmë monitorimin për të parë sinjale të tjera në lidhje me këto variante apo me mutacione që mund të kenë ndodhur në virusin origjinal”, deklaron Iris Hasriba.

Aktualisht në vendin tonë ka 642 raste aktive të COVID-19, ku 26 prej tyre po marrin trajtim spitalor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË GJIROKASTËR/ Forcat zjarrfikëse ndalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve në Memaliaj (FOTO)
Previous article ZJARRET NË VEND/ Ende aktive vatra e flakëve në Vlorë, nëse favorizohet nga era rrezikohet Llogaraja

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT